Mesnatën e djeshme në Spitalin e Sarandës është dërguar i pajetë trupi i një 47 vjeçari i cili dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri.
Policia pas hetimeve ka identifikuar trupin e viktimës i cili i përket shtetasit Aleksandër Bardhi, vëllait të ish-kryeplakut të fshatit Shëndelli në Sarandë.
Sipas deklaratës së personit që shoqëroi viktimën në spital(djali i xhaxhait të viktimës) dyshohet se trupi i pajetë është gjetur në rrugën hyrëse të fshatit i qëlluar me armë zjarri të llojit “Automatik”.
Policia e Sarandës ka ngritur pika kontrolli në pikat kyçe të zonës dhe po punon për identifikimin e autorit.