Një person i pajetë është gjetur i hedhur në një kanal në fshatin Gjashtë të Sarandës. Policia pasi mbërriti në vëndin e ngjarjes rreth orës 09:00, ka indetifikuar viktimën me iniciale I.A., 61 vjeç, i cili është gjetur në kanalin para banesës, rreth 5-6 m larg oborrit të tij.
Nga veprimet paraprake dyshohet se vdekja e tij ka ndodhur për shkaqe aksidentale, pasi në trupin e tij nuk është konstatuar asnjë shenjë dhune.Trupi i pajetë i 61 vjeçarit është gjetur nga nipi i tij. Burime zyrtare bëjn me dije se viktima kishte ardhur dje nga Greqia.
Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.