Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në dalje të Sarandës.
Bëhet me dije se një motor i drejtuar nga D.Gj., rreth 60 vjeç, është përplasur me një furgon-sprinter, me drejtues 30- vjeçarin J.D., banues në Tiranë.
Për pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i motorit, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës, por ka humbur jetën disa orë pas aksidentit duke mos i rezistuar dot plagëve të marra.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.