Santos: Shqipëria gati për hapjen e negociatave, të caktohet data e konferencës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Santos: Shqipëria gati për hapjen e negociatave, të caktohet data e konferencës

18:53 | 22/04/2022
në Shqiperi
0

Gazetarja Erisa Zykaj ka zhvilluar një intervistë me raportuesen për Shqipërinë në Parlamentin Europian, pas aprovimit nga Komisioni i Punëve të Jashtme të këtij institucioni të raportit të saj mbi vlerësimin e Komisionit Europian për ecurinë e Shqipërisë në rrugën e integrimit Europian gjatë 2021.

Në intervistën e dhënë për gazetaren Zykaj, Santos është shprehur se Parlamenti Europian thotë me një zë, se Shqipëria është gati për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe duhet vendosur një datë për mbajtën e konferencës së parë ndërqeveritare. Ajo thekson se raporti i saj ka rekomandime specifike për reformat kyçe për përmirësimin e procesit demokratik në vend, luftës kundër korrupsionit dhe të drejtat themelore.

Intervista e plotë

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Zykaj: A mund të themi që këtë radhë të gjitha grupet politike në Parlamentin Europian janë në favor të hapjes zyrtare të negociatave të anëtarësimit, ndryshe nga vitet e shkuara, kur kërkohej përmbushja e 15 kushteve nga Shqipëria ?

Isabel Santos: Po, ne themi qartësisht, që Shqipëria përmbush kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe i bëjmë thirrje Këshillit të ministrave të Bashkimit Europian të fiksojë një datë për këtë konferencë shumë shpejt. Raporti për Shqipërinë është aprovuar nga një shumicë e gjerë deputetësh Europianë: 66 vota pro, 3 kundër, 4 abstenime. Bashkimi Europian duhet të kuptojë gjithashtu rrezikun dhe sfidat që i kanosen rajonit të Ballkanit Perëndimor nga lufta në Ukrainë dhe duhet t’i përmbahet angazhimit për t’u zgjeruar me rajonin.

Zykaj: Ju keni qenë në mision faktmbledhës në Shqipëri në 2021 dhe keni nënvizuar rëndësinë e dialogut politik. A ka përmirësim sipas jush?

Isabel Santos: Shoh që ka përmirësim tani që opozita është kthyer në Kuvend me partitë që duhet të negociojnë për të zgjidhur çështje të rëndësishme në vend. Gjithashtu procesi legjislativ vijon. Thënë kjo, unë e pranoj, që duhet përmirësuar dialogu politik. Kjo nuk ndodh brenda ditës, por kërkon kohë, pasi bëhet fjalë për ndërtimin e një kulture të re politike.

Zykaj: Në kompromiset politike bëhet thirrje për të evituar shitblerjen e votës në zgjedhjet e ardhshme. A mund të imagjinohet Shqipëria me problem të shitblerjes së votës në zgjedhjet e 2025 ?

Isabel Santos: Jam e sigurtë, që kjo nuk do të ndodhë, do të ketë përmirësime me ligjin e ri elektoral. E di që partitë politike po diskutojnë mbi përmirësimin e ligjit elektoral dhe besoj, se hapi i radhës do të jetë i rëndësishëm për të ofruar një proces demokratik më të mirë. Ne i kushtojmë gjithashtu vëmendje problematikës së medias dhe jam e sigurtë, që rekomandimet e këtij raporti do të merren në konsideratë nga autoritet shqiptare. Ka një ndryshim të rëndësishëm dhe pozitiv në reformën në drejtësi që reflektohet dhe me aprovimin e zgjatjes së mandatit të organeve të Vetting. Shqipëria ka probleme specifike për luftën kundër korrupsionit. Ndaj, kemi bërë rekomandime të nevojshme për të ecur përpara, përfshirë këtu me dënimet finale për korrupsionin e zyrtarëve të lartë, nëse drejtësia e gjykon të tillë. Lidhur me sanksionet e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, ne themi që jemi dakord me to dhe shohim si mundësi që të kemi të njëjtën qasje.

Etiketa: Gazetarja Erisa ZykajKomisioni EuropianParlamenti Europian

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Rusia do të pushtojë Moldavinë, gjenerali rus zbulon planet

Rusia do të pushtojë Moldavinë, gjenerali rus zbulon planet

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com