Samiti/ Gjekmarkaj bën analizën satirike: Propozimet historike të… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Samiti/ Gjekmarkaj bën analizën satirike: Propozimet historike të… –

10:37 | 29/02/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj përmes një shkrimi satirik ka analizuar samitin e djeshëm që u mbajt në Tiranë në nder të Ukrainës.

Përmes një shkrimi, Gjekmarkaj foli për ‘propozimet historike të Babos’, duke shigjetuar kështu kryeministrin Edi Rama.

ANALIZA
Kronikë nga ziafetet dhe propozimet historike të Babos
Gojëdhënat thonë që dikur një “zot shtëpie” ndante punët në mëngjes, kur dikë e çonte për dru, dikë me bagëti, tjetrin në arë e vetë thoshte unë “po thej qafën në një dasmë”.
Kështu edhe Babo virani, ku leh qen e ku del tym nëpër ziafete, ku e ftojnë të tjerët e cave ua terezit vetë.
Pasi mërzi e madhe i ka rrokanisur kokën prej luftës në Ukrainë ku vende si Amerika, Gjermania, Franca nuk po e kapin ushkurin e paqes për ta lidhur, mejtoi t’ia gjente vetë terezinë. Çoi haber si në balada dhe krerët e shteteve erdhën një nga një.
Ajo që ra në sy ishte që në krah mbante Mamicen çehreplotë, e të pikëlluar nga gjëmat e konfliktit. Flokët i kishte bërë rrjetë telash me gjemba, ku çdo jezit mund të binte theror i gjakosur.
Shfaqja e saj në krah të Babos kur fatet e atij qerrata glob merren në dorë, shton shumë pandehmat dhe rënkimet mos është një hap nga promovimi?! Mos e cakton Komisare të OKB per paqen?
Pasi të ftuarit erdhën dhe diskutuan gjerë e gjatë qysh atij zullap Putin t’i tregojnë munxet, Babua doli me propozime konkrete.
E shikoni këtë burrin? tha dhe gishtin drejtoi nga Niko Nikoqiri. Si të hutuar ata tundën kokën.
Mbrojtjen e Ukrainës do e marrë ky në dorë, jo Austin jo më the e të thashë. Niko është strateg, e ka dorën melhem. Kur të vijë ky bëhen def taborët e Rusisë. Në pak javë Donbasi e Krimeja bëhen tonat. Pastaj sjell edhe ndoca rroba të përdorura si i vjen ndoresh.
Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës u skuq pak dhe uli kokën nga xhelozia, por edhe Nikua me modesti e përcolli. Popullata civile nuk duhet të bjerë në depresion. Një tur muzikor e ben Mamica me Mimi di Puçini me këngë xhaz, se keto e kanë zënë llaftar të qeruar. Për t’u darovitur me shah kam Shalsin. Klosin për ndoj dorë letra.
Zelenski ndërhyri e me takt tha “na duhen orator më shumë diksion e temp, ata që yshtin masën të ketë besim tek lideri”.

Ah, aty për aty Babo hazërxhevap tha kam dy që të marrin gjak në vetull për oratori, Tezen dhe Dilon. Madje kohët e fundit Dilua është diçka më mirë. Fjalimi i tij në Asamble u pa nga të gjithë si manifest për fitoren. Unë synoj që në pak kohë gjithë partia dhe shoqëria të flasin si Dilua, ai është shumë frymëzues. Çudi nuk kuptoja pse prej shumë ditesh Dilua na rrinte rënde dhe nuk i dukeshim më të sëres së tij. E paskësh patur nga statusi i ri prej Demosteni. Po kjo Tezja pyeti Kuleba?! Eh në fakt ajo edhe flet, ka raste që edhe ia merr vençe, por do pak raki ballë kazani e kërmë të pjekur! Pastaj tingujt si melek i ka. Jo jo, tha Zelenski l, më mirë Dilua se kjo paska shpenzime. Dezertorë e trazovaçe keni? pyeti Babua. Po kemi ndoca, tha një ushtarak. Unë kam dermanin për ketë punë, ju jap Klotilden e Ermon. Ato të marrin gjak në vetull. I kurdis e s’ke nevojë ta kthesh koken pas, u kepusin qafen qafirëve.
Diçka nuk po ecte. Babo u tha, nese e keni fjalën për rindërtimin ah, rënkoi, kam patur një deli tigrush, ai ju bënte punë po ç’e do iku me la pendët dhe na cimbis nga Lugano.
Tani për inceneratorë nuk keni nevojë se i djeg zjarri i topave mbeturinat besoj, po kur të kini kemi goxha eksperiencë dhe ju japim. Në burg kam një skuadër ekspertësh dhe në tjetër që gatitet për të hyrë.
Kur të çlirojmë Krimenë u dergoj Tezen dhe Gonxhen ata bëjnë një ligj per zonat e mbrojtura e ca nga ato pyjet i heqim e me Lalen Çet bejmë ca binara të medha.

Po ky që rri pas teje kaq i sertë? pyeti dikush Babon.
Aa këtë mos ma kerkoni, ky është Taoja të cilin e kam edhe vezir për punët e brendshme por edhe kryetar të opozitës properëndimore. Po iku ky Luli më bie në depresion.
Misteri përreth Taos u shtua. Ai për ta përligjur atë zymtohej ende më.

Per gajret pas fitoreve ndanë zjarreve partizane në zonat e okupuara u jap Bujarin e Lushnjës dhe Ismenë ata perjetesojnë bëmat, heroizmin në shekuj.
Po na duhen ca zahire, tha dikush. Mos kini dert jepni një licencë të hapë supermarkete Vullnetit dhe jua ëmbelson gojen me çfarë të lipset.
Ne të opozitës teksa admironim gjithë këtë, u mblodhëm në zyrën e Liderit në perspektivë Gazi, i cili nuk na qerasi as me kafe. Shyqyr që unë nuk flas, por po të qe Salianji aty do lebetitej dynjaja nga kjo munxë.
Por trazimin na e zbuti pakëz ardhja e Jorushit të Tabakeve e cila kishte luftuar në kushtetuese si Bubulina në revolucion. Aty bëmë dhe një resme, e cila mori dhenë. Merziti lulushërinë, ca në partinë tonë se thanë po vjen edhe Jorushi e ndjekur nga melankolia e na zë vënë, e po kaq ca të qeverisë se thanë, e mbyllen bashkimin këta.
Këta tonet harruan që vetë Doktori e quajti aset të çmuar të PD Jorushin e Tabakeve, ndaj unë e Gaz Bardhi vdekjen e mendojmë po t’i thyejmë më zemren Doktorit kurrë, më mirë të na fshijë damllaja, boll ia kemi bërë qejfin qeder.
Nderkohë që kronika bën të veten, Babua ka çelur dasmen tjeter dhe ka dalë në shteg të oborrit e pret krushqit. Vertitet lart e poshtë dhe sheh nga Presidenca. Po ky mavria Bake xhani mendon ç’ben? Bakja qet kryet ky i tund gishtin dhe ai fshihet. Humori i kthehet edhe pse moti ia ka behur jangëllesh sot. Dasmoret po vinë. Ditmari do dalë përsëri t’i komentojë në darkë dhe do marrë përgëzime për cilësinë e autoçensurës.
Agron Gjekmarkaj

Read more

Pas Gjermanisë e ‘pëson’ edhe Polonia, Pentagoni ngrin vendosjen e 4000 trupave amerikanë në vend –

Avioni bie mbi çatinë e një shtëpie në SHBA, humbin jetën dy persona nga bordi –

Vendet me pagat më të larta dhe më të ulëta –

Pse Festivali i Filmit në Kanë e përditësoi kodin e veshjes për të ndaluar ‘lakuriqësinë’ –

Të Lidhura

nga 27
15:34 | 15/05/2026
0

Pentagoni anuloi planet për dislokimin e përkohshëm të 4.000 ushtarëve amerikanë në Poloni, sipas dy zyrtarëve amerikanë të cituar nga...

Avioni bie mbi çatinë e një shtëpie në SHBA, humbin jetën dy persona nga bordi –

Avioni bie mbi çatinë e një shtëpie në SHBA, humbin jetën dy persona nga bordi –

nga 27
15:14 | 15/05/2026
0

Dy persona në bordin e avionit humbën jetën pasi një avion i vogël u përplas me një banesë në shtetin...

Vendet me pagat më të larta dhe më të ulëta –

Vendet me pagat më të larta dhe më të ulëta –

nga 27
14:46 | 15/05/2026
0

Pagat mesatare ndryshojnë ndjeshëm në gjithë Evropën në vitin 2025. Kur merret parasysh fuqia blerëse, hendeku ngushtohet. Por ndarja mes...

Pse Festivali i Filmit në Kanë e përditësoi kodin e veshjes për të ndaluar ‘lakuriqësinë’ –

Pse Festivali i Filmit në Kanë e përditësoi kodin e veshjes për të ndaluar ‘lakuriqësinë’ –

nga 27
14:22 | 15/05/2026
0

Vitin e kaluar, në Kanë u vendosën rregulla të reja për tapetin e kuq. Vetëm një ditë para se të...

Para
Erjola dhe Lediona thurin plane për Ilnisën: Do t’i bëj… –

Erjola dhe Lediona thurin plane për Ilnisën: Do t'i bëj… -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pas Gjermanisë e ‘pëson’ edhe Polonia, Pentagoni ngrin vendosjen e 4000 trupave amerikanë në vend –

Pas Gjermanisë e ‘pëson’ edhe Polonia, Pentagoni ngrin vendosjen e 4000 trupave amerikanë në vend –

15:34 | 15/05/2026
Avioni bie mbi çatinë e një shtëpie në SHBA, humbin jetën dy persona nga bordi –

Avioni bie mbi çatinë e një shtëpie në SHBA, humbin jetën dy persona nga bordi –

15:14 | 15/05/2026
Vendet me pagat më të larta dhe më të ulëta –

Vendet me pagat më të larta dhe më të ulëta –

14:46 | 15/05/2026
Pse Festivali i Filmit në Kanë e përditësoi kodin e veshjes për të ndaluar ‘lakuriqësinë’ –

Pse Festivali i Filmit në Kanë e përditësoi kodin e veshjes për të ndaluar ‘lakuriqësinë’ –

14:22 | 15/05/2026
Sot Berisha nuk ka asnjë ndryshim nga Pëllumb Pilinci, po mban peng PD-në –

13:48 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Pas Gjermanisë e ‘pëson’ edhe Polonia, Pentagoni ngrin vendosjen e 4000 trupave amerikanë në vend –
  • Avioni bie mbi çatinë e një shtëpie në SHBA, humbin jetën dy persona nga bordi –
  • Vendet me pagat më të larta dhe më të ulëta –
  • Pse Festivali i Filmit në Kanë e përditësoi kodin e veshjes për të ndaluar ‘lakuriqësinë’ –
  • Sot Berisha nuk ka asnjë ndryshim nga Pëllumb Pilinci, po mban peng PD-në –
  • Lubi Balluku ka dosje jo vetëm për Ulziun, por për të gjithë eksponentët e PS –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pas Gjermanisë e ‘pëson’ edhe Polonia, Pentagoni ngrin vendosjen e 4000 trupave amerikanë në vend –
  • Avioni bie mbi çatinë e një shtëpie në SHBA, humbin jetën dy persona nga bordi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com