Raportet mes Kosovës dhe Serbisë do të jenë temë diskutimi në samitin e shefave të shteteve apo qeverive të BE-së, që do të zhvillohet sot dhe të premten në Bruksel.
Në fund të këtij samiti pritet të miratohen konkluzionet, ku do t’i jepet mbështetje edhe propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Në draftin e konkluzioneve, kërkohet që në tërësi dhe pa kushte të implementohen obligimet nga marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, përfshirë edhe atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Kosovës është duke iu shtruar trysnia nga SHBA-ja dhe BE-ja për themelimin e Asociacionit.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.
Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili deri më tani ka kundërshtuar fuqishëm krijimin e Asociacionit njëetnik, më 2 shkurt shpalosi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës gjashtë kushtet për formimin e tij.
Temat kryesore të samitit dyditësh të BE-së do të jenë politika e migrimit dhe situata në Ukrainë. Për herë të parë në një samit të BE-së do të merr pjesë fizikisht dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.