Edhe Salma Hayek, i shtohet morisë së të famshmeve, që kanë dalë hapur kundër Donald Trump, duke e akuzuar atë se i ka ngacmuar seksualisht.
50-vjeçare rrëfeu për një program radiofonik në gjuhën spanjolle, një ndodhi të shumë viteve më parë.
“Kur e njoha atë, kisha një të dashur dhe isha e lumtur me të. Ai (Trump) u përpoq të hynte në shoqëri me të dashurin tim që të merrte numrin e telefonit të shtëpisë ku ne jetonim. Kur i thashe se nuk do të dilja në një takim me të edhe nëse nuk do të kisha një të dashur, që e mori si mungesë respekti, nisi të më telefononte akoma më shumë”, u shpreh ajo.
Aktorja shton se kur u përball me refuzimin e vazhdueshëm të saj, miliarderi u hakmor, duke deklaruar në një artikull të National Enquirer, “ku Donald Trump deklaronte se nuk do të shoqërohej kurrë me mua sepse isha shumë e shkurtër”.
Sipas saj, hakmarrja nuk ishte i vetmi synim i artikullit.