Një sallatë dimërore, plot ngjyra dhe shumë e shëndetshme. Lani dhe qëroni një kokërr panxhar të kuq, dy karota dhe një shegë.
Panxharin dhe karrotën i grini në renden e djathit, në anën që i bën fije të pak të mëdha. I përzieni bashkë dhe i marinoni me kripë, piper, uthull dhe vaj ulliri.
Hidhni mbi to kokrrat e shegës dhe përfundojeni sallatën me djathë të bardhë dhie të prerë në kubikë./ 27.al