Salianji: Qeveria falsifikon dhe grabit për militantët edhe bursat e NATO! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Salianji: Qeveria falsifikon dhe grabit për militantët edhe bursat e NATO!

20:10 | 25/08/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji, ka publikuar dokumente, me anë të së cilave shprehet se qeveria falsifikon dhe grabit për militantët edhe bursat e NATO-s.

Me anë të një statusi në “Facebook”, Salianji shfaq rastin e djalit që ka fituar bursin i pari në listë për Mjekësi Ushtarake, ndërsa këtë bursë ia vjedh një tjetër person, që është militant partie.

Për Salianjin, edhe plakja e popullsisë dhe ikja e Shqipërisë lidhen me padrejtësitë e mëdha në vend dhe korrupsionin që gëlon kudo në institucionet shtetërore.

Read more

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Postimi i ish deputetit demokrat Ervin Salianji:

Qeveria falsifikon dhe grabit për militantët edhe  bursat e NATO!

Shqipëria po zbrazet dhe po plaket kryesisht prej mungesës së meritokracisë dhe padrejtësisë që nuk prodhon dot jetë normale. Qeveria e ka thelluar padrejtësinë sociale, pabarazinë dhe sundimin e ligjit prandaj çdo sondazh tregon deshirên e çdokujt për tu larguar pas përpjekjeve të pafundme për të jetuar me dinjitet në vëndin më të bekuar nga Perëndia por më të shkatërruar nga qeveria!

Rasti i manipulimit të rezultatit të bursave të NATO-s,  tregon babëzinë e qeverisë për të ndërhyrë kudo, për të përdorur gjithçka për përfitim politik dhe për të shkatërruar meritën dhe ëndrrën e çdo të riu; që ketu mund të ecet me punë dhe studim.

NATO akordon 4 bursa të plota studimi.

Një bursë e vetme, është për Mjekësi Ushtarake.

Zhvillohet konkursi mbi bazën e kritereve të përcaktuara (Foto 1)

Mbi bazë të pikëve të mbledhura nga konkursi, dhe mesatarja e shkollës së mesme, i pari për degën Mjekësi Ushtarake, renditet Aldo Bledar Graceni me 90.86 pikë.

Qeveria shqetësohet dhe vonon rezultatet, nuk i bën publike sipas ligjit, në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes.

Fituesi Aldo Graceni, lajmërohet me telefon që nuk ka fituar. Në vend të tij, bursën e fiton kandidati i partisë që renditet i katërti në listë, dhe që ka 14 pikë më pak.

Lista me vulën dhe firmat e zyrtarëve tek foto 2.

Studenti bën ankesa me shkrim, në të gjitha institucionet e shtetit, që kanë lidhje me këtë çështje.

Pas ankesës përfaqësuesit më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes marrin në telefon, në orën 20:17 të darkës së 3 gushtit 2020, familjen e djalit fitues dhe për 15 minuta i kërcënon, shantazhon dhe u bën presion psikologjik dy prindërve të tij. U thotë, se kanë kryer krim shtetëror, kanë vjedhur dokument të NATO-s, dhe Policia Ushtarake dhe ajo e Shtetit do t’i burgosë për këtë krim të rëndë.

Pasi skandali denoncohet Agjencia e Inteligjencës së Shërbimit të Mbrojtjes, nis hetimet, por për të gjetur si “rrodhi” dokumenti (lista zyrtare), dhe jo për të vënë drejtësinë në vend. Si përherë qeveria kërkon të dënojë denoncuesin jo kriminelin!

Ministria e Mbrojtjes shpik rregulla të reja, dhe formulë të re, të pabazuar në asnjë ligj, madje në kundërshtim flagrant me të.

Skema e re, hyn në lojë, pasi ka mbaruar gjithçka, dhe është parë, që ka fituar djali i “gabuar” dhe jo ai që do donin zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes, duke kompromentuar kështu rëndë konkursin.

Rregullorja e konkursit është e qartë, që në fillim, dhe në të parashikohen me imtësi, deri te numri i pompave dhe palosje-shpalosjeve. Ligji dhe rregullorja nuk lë asnjë vend për interpretime.

Ky është nië rast si mijëra raste të dhunimit të përditshëm që qeveria iu bën të drejtave dhe lirive të qytetarêve, të padrejtësisë që prodhon duke rritur mosbesimin se ky vënd bëhet por ne do ta bëjmë së bashku me më të mirët, duke kthyer meritokracinë, barazi dhe goditur korrupsionin endemik!

Etiketa: 4 bursa të plota studimibursat e NATO-sErvin Salianjiish deputeti demokratMjekësi UshtarakeNATO

Të Lidhura

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

nga 27
22:58 | 13/03/2026
0

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

nga 27
22:36 | 13/03/2026
0

Komanda Qendrore Amerikane ka publikuar një video të bombarduesve të fshehtë B-2 që përgatiten të vendosen në Iran. Avionët po...

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

nga 27
22:04 | 13/03/2026
0

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

nga 27
21:20 | 13/03/2026
0

Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamentit Evropian mbi...

Para
Tifozët e Tiranës para syve të Zvezdës

Tifozët e Tiranës para syve të Zvezdës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

22:58 | 13/03/2026
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

22:36 | 13/03/2026
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

22:04 | 13/03/2026
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

21:20 | 13/03/2026
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

21:10 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –
  • Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –
  • Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –
  • Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –
  • Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com