Ish-deputet i PD-së, Ervin Salianji ka folur se çfarë pritet të ndodhë sot në protestën e pestë kombëtare të opozitës, në orën 18:30.
I ftuar në “Dita Jonë”, Salianji u shpreh se tashmë jemi në situatë revolte pasi janë kaluar situatat e protestave.
Ai gjithashtu shtoi se opozita do të përdor forma të shumta për të ndaluar zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
“Ne tani jemi në rezistencë. Tani po kalon në situatë revolte. PD i ka kaluar situatat e protestës. Në 30 qershor nëpërmjet dhunës nuk do të lejohet të ketë zgjedhje. Votim ka pasur edhe në kohën e komunizmit, por votime farsë nuk do të lejojmë. Ka forma të shumta për të bërë të pamundur procesin zgjedhor. Ne nuk do të marrim armët”, tha Salianji.