Pas kërkesës së opozitës drejtuar Gramoz Rucit për përjashtimin e tij nga Delegacioni Parlamentar i Stabilizim Asociimit me pretendimin se shoqërohet me trafikantë droge dhe mbron përdhunues me pushtet, reagoi vetë kreu i grupit të PS, Taulant Balla.
“Për të mbuluar përfshirjet e tua Taulant, Edi Ramës do i duheshin 5 vjet, jo 5 muaj, si në rastin e vëllait Agron, për të falsifikuar e prishur provat. Ti nga “furra” jote për 6 ditë nxorre tabulate telefonike “të skaduara”, por ato nuk bindin dot as miqtë e tu të krimit! Sot eshte dita për të thënë, nuk keni parë gjë akoma…,” shkruan Salianji.