Sako i fal tenderin Rafaela Ricës/ 100 mln lekë për pemë dhe drita – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sako i fal tenderin Rafaela Ricës/ 100 mln lekë për pemë dhe drita –

13:17 | 01/12/2022
në Shqiperi
0

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Emiriana Sako shfrenohet bë shpenzime për bredha dhe drita vezulluese për fundvitin. 100 milionë lekë do të harxhojë Bashkia Durrës vetëm për dekoret e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Ditën e sotme, Bashkia Durrës ka mbyllur garën për projektin me objekt “Blerje Dekori, viti 2022”, për të cilin është lënë në dispozicion shuma prej 9 780 000,00 mijë lekë. Këto janë lekë të vjelë nga taksat e durrsakëve, të cilët prej tre vitesh festat i gjejnë në çadra apo hyrje me qira, për shkak të tërmetit që i la pa shtëpi. Sako dhe Rama nuk kanë ndërmend ta përfundojë ndërtimin e shtëpive të prekura nga tërmeti, por i çojnë paratë për zbukurime të kushtueshme!

Duke shkelur premtimet për të pastrehët.

Sako po harxhon afro 100 milionë lekë për të dekoruar bashkinë dhe për të vendosur pemën e Vitit të Ri tek sheshi para zyrës së vet. Në dokumentet që shoqërojnë tenderin evidentohet se do të blihen drita për  veshjen e fasadës së Bashkisë. Madje specifikohet që të jenë drita me efekt special dhe që të mbulojnë të tërë godinën.

“E gjithë linja e dritave të montohet sipër një zgare alumini. E cila do të jetë e kapur në fasadën e jashtme të Bashkisë pa e dëmtuar atë. Dritat do të jenë LED i ngrohtë dhe 100% flash. Vargjet e dritave të jenë të vendosura jo më shume se 10cm larg nga njëra tjetra. Specifika e dritave: 100LEDS/10M/SE,lidhje seri me këllef dhe silikon në çdo llampe,IP44, kabulli+3A CONVERTOR+IP44. Standarte për BE për përdorim të jashtëm. Specifika e Aluminit : Profil20x20 , i kapur në fasada pa dëmtuar fasadën e jashtme të godinës . Sipërfaqja që do të vishet me drita”,  thuhet në dokument.

Ndërsa një pjesë e mirë e fondit do të shkojnë për pemën dhe zbukurimet e saj, edhe pse do të merret me qira. Por Sako nuk mjaftohet me kaq! Ajo kërkon edhe një pemë tjetër që të shkëlqejë pranë sheshit tek busti i Azem Hajdarit. Ndërsa paratë e tjera do të shkojnë për zbukurimet në rrugët e qytetit. Në rastin e festave askush nuk do ishte kundër për zbukurime dhe krijim atmosfere të këndshme. Por kaq shumë shpenzime, lënë vend për dyshime dhe diskutim.

Fituese pa garë, mikja e Sakos

Më tutje në dokument rezulton se ky tender është dhënë pa garë. Për këtë projekt ka regjistruar ofertën e saj vetëm kompania Iceberg Communication, e cila më parë quhej Iceberg Publicity, në pronësi të Rafaela Ricës. Kryebashkiakja Sako nuk ka vonuar shumë dhe pa konkurrencë fare ia ka xhiruar lekët Ricës. Kështu, Open Data Albania e ka listuar te tenderat me “Red Flag” për shkak të riskut të lartë të shpërdorimit të fondeve.

Në fakt ky tender ishte me fitues të paracaktuar dhe këtë e tregojnë të dhënat e mëposhtme. Kompania e Rafaelës ka krijuar një lidhje klienteliste me Bashkinë e Durrësit, një nga njësitë vendore më të korruptuara në Shqipëri. Ajo i merr çdo vit tenderët për zbukurimin e Durrësit për festat e fundvitit.

Në 9 nëntor 2021, Rica mori pa garë tenderin për blerje dekori me vlerë 81 milionë lekë, gati sa fundi limit. Vetë tenderi ka qenë një dekor për Ricën. E cila, më pas shfaqet nëpër udhëtime luksoze, vende ekzotike si dhe ekspozohet në dreka dhe darka, pa munguar edhe në festa speciale. Ndërsa këtë vit, Sako ka shtuar edhe 16 milionë lekë të tjera për kompaninë e saj. Me sa duket dekoret qenkan shtrenjtuar.

Ndërsa në vitin 2020, Rafaela Rica ka marrë edhe një tender tjetër tek Emirjana Sako. Këtë herë me vlerë  mbi 100 milionë lekë, duke qenë e vetme në garë. Epo duket qartë lidhja që kanë Sako dhe Rica me njëra-tjetrën! I tërheq paraja publike, me të cilat zbukurojnë dhe pasurojnë veten.

Lexo edhe: Sako i jep 70 mln lekë pa garë Nursenit, mikut të Blendi Gonxhes

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Nuk është ditë pushimi –

Nuk është ditë pushimi -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjyqtari që burgosi Salianjin shperblehet me postin e larte nga Rama –

Gjyqtari që burgosi Salianjin shperblehet me postin e larte nga Rama –

19:26 | 12/12/2025
Skandali Balluku/ Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin, ja gjyqtarët që ishin pro kërkesës së Ramës –

Skandali Balluku/ Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin, ja gjyqtarët që ishin pro kërkesës së Ramës –

18:52 | 12/12/2025
Televizionet nën kontrollin e plotë të qeverisë! –

Televizionet nën kontrollin e plotë të qeverisë! –

18:36 | 12/12/2025
“Shqipëria pa opozitë” ishte vendim makabër i Ramës dhe Sorosit –

“Shqipëria pa opozitë” ishte vendim makabër i Ramës dhe Sorosit –

18:30 | 12/12/2025
Do të marr pjesë vetëm në rast nënshkrimi të paqes –

Do të marr pjesë vetëm në rast nënshkrimi të paqes –

18:18 | 12/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjyqtari që burgosi Salianjin shperblehet me postin e larte nga Rama –
  • Skandali Balluku/ Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin, ja gjyqtarët që ishin pro kërkesës së Ramës –
  • Televizionet nën kontrollin e plotë të qeverisë! –
  • “Shqipëria pa opozitë” ishte vendim makabër i Ramës dhe Sorosit –
  • Do të marr pjesë vetëm në rast nënshkrimi të paqes –
  • Vrasja e pronarit grek dhe shqiptarit në kamping, nipi dhe miku biznesmen mohojnë akuzat (VIDEO) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjyqtari që burgosi Salianjin shperblehet me postin e larte nga Rama –
  • Skandali Balluku/ Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin, ja gjyqtarët që ishin pro kërkesës së Ramës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com