Në mbledhjen historike që do të zhvillohet sot në Korçë mes dy qeverive shqiptare, pritet të firmosë edhe Saimir Tahiri.
As më pak e as më shumë veçse në rolin e ministrit.
Në kuadër të festave të muajit nëntor pritet të firmosen disa marrëveshje e memorandume dhe ajo që vihet re është se si ministër dhe nënshkrues figuron dhe emri i Saimir Tahirit.
“Memorandum për bashkëpunimin në fushën e politikës së jashtme dhe marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të bashkëpunimit në anëtarësimin evropian. Memorandumi dhe marrëveshja nënshkruhet nga ministri Saimir Tahiri dhe ministrja Dhurata Hoxha”, shkruhet në dokumentin e bërë publik nga mediat.