Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri, i shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia, ka mbërritur pak minuta më parë në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Gjyqi për Tahirin do të nisë në themel, ndërsa akuzat se ka favorizuar grupin kriminal Habilaj në trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë.
Në seancën e sotme do të shqyrtohet edhe kërkesa për gjykim të shkurtuar që ka kërkuar Tahiri, përmes avokatit të tij mbrojtës. Ish-ministri i ka mohuar akuzat e prokurorisë, pasi sipas tij organi i akuzës nuk ka asnjë provë kundër tij.