Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka apeluar vendimin për bllokimin e pasaportës.
I shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia ai ndodhet prej orës 14:05 në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda.
Gjykata e Krimeve të Rënda në datë 12 dhjetor ka bllokuar pasaportën e ish-ministrit të Brendshëm në vijim të hetimeve për dosjen “Sota”, duke i ndaluar atij daljen jashtë vendit për një periudhë të pacaktuar.