• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sa serioze është Qeveria që mblidhet në restorant peshku?

16:32 | 08/01/2019
në Opinion
0

Nga Afrim Krasniqi

Shqipëria ka kryeministri, ka mbi 15 ministri, ka mbi 130 institucione publike, ka universitete, akademi, institute, salla muzeale, e plot ndërtesa e mjedise të tjera shumë më komode, serioze dhe funksionale, të cilat janë financuar dhe mirëmbahen me taksat tona. Si të mos mjaftojnë asnjë prej tyre, vendi ynë mbetet unik në sjelljen abuzuese me shtetin, me solemnitetin e institucioneve, me simbolet dhe me etiken ndaj tij: ja shembulli tipik, – mbledhje qeverie në një hotel privat në kompleksin e një kompanie tatimpaguese në periferinë e Elbasanit. Edhe vetë Elbasani ka bashki, qark, prefekturë, sallë teatri, universitet, etj, etj, por qeveria vendos të takohet në një mjedis privat, në një biznes privat, larg zyrave të shtetit.

Lexo edhe

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

Mbledhjet e qeverisë, edhe kur janë fiktive dhe shoë mediatik si këto tonat, – janë akte me rëndësi për sigurinë kombëtare, janë objekt ruajtje nga SHISH, Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit, janë aktivitete me rëndësi për administratën mbështetëse dhe janë një prej detyrave kushtetuese të çdo qeverie. Me simbolikën e mbledhjes së radhës në restorantin e peshkut, të gjitha këto koncepte bien, qeverisja bëhet jo serioze, shteti fyhet në integritetin e tij dhe se vetë mbledhja është në konflikt interesi. Cili zyrtar mund të shkojë për kontroll tatimor apo kontroll tjetër ligjor në një biznes ku klient i përzgjedhur është e gjithë qeveria? Cili është mesazhi që marrin bizneset konkurruese kur qeveria zgjedh një biznes privat për të qenë klientja e tij? Sa serioze është sjellja shtetërore dhe sa seriozisht mund ta marrin një qeveri që bën akte të tilla jashtë çdo etike zyrtare? Sa është kosto e aktivitetit dhe kush paguan për to? A kemi abuzim? Përse shpenzimet nuk janë publike, donacionet nuk janë publike dhe çfarë fshihet pas qeverisë që shëtit në bizneset e klientëve që më pas fitojnë miliardat e PPP?

E kemi një shembull domethënës: ca vite më parë qeveria e njëjtë u mblodh në një hotel të palicencuar në Tiranë. U deshën miliona për dekor e përgatitje, mbledhja zgjati 2-3 orë dhe në fundin e saj, një konflikt verbal solli pamundësinë e dhënies së licencës për hotelin. Edhe sot pas 4-5 vitesh hoteli është pa licencë dhe në pritje të qeverisë, e cila ishte klientja e parë dhe e fundit e tij.
Alibia se aty është mbledhje informale partie nuk vlen, për sa kohë që PS ka zyra në Tiranë e Elbasan, dhe secili zyrtar ka shkuar aty me makinën e shtetit, faturën e paguan shteti, shoqëruesit, garda e policia janë zyrtarë të shtetit, vendimet lidhen me shtetin. Edhe simbolika, – bashkim i ministrave që ikin dhe vijnë nuk është gjetja e duhur në etikën shtetërore, – sepse sipas kushtetutës kemi vetëm ministra të dekretuar për emërim ose shkarkim, por asnjë dekret nuk ka ende vlerë derisa nuk është votuar në Kuvend.

Ju kujtohet slogani i fillimit 2018? Ne do bëjmë shtet, – ishte. 2019 po nis ndryshe, – shteti jemi ne, duke nënkuptuar me fjalën “shtet” fuqinë e pushtetit për të imponuar me forcë si norma e parime pasionet, dëshirat, projektet individuale, e aktet të tjera gati delirante të një pakice individësh që duket se kanë humbur sensin e kohës, sensin e masës, sensin e përgjegjësisë dhe natyrisht edhe sensin e qeverisjes.

Etiketa: Afrim KrasniqipeshkuqevriaRestorant

Të Lidhura

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

nga 27
08:06 | 16/01/2023
0

Nga Genc Pollo– Në shtator 2005, një person u arrestua nga Policia se kishte nxjerrë e shitur tezën e provimit...

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

nga 27
11:32 | 14/01/2023
0

Nga Ola Xama-Unë e kam takuar për herë të parë Arlind Gjokutajn kur ka qënë drejtor i Parandalimit dhe Pastrimit...

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

nga 27
11:26 | 14/01/2023
0

Nga Ergys Mertiri- Big Brother-i lindi si ide nga romani i George Orwell “1984”, i cili përshkruan një regjim politik...

Modeli ynë ekonomik pervers dhe mesjetar –

Modeli ynë ekonomik pervers dhe mesjetar –

nga 27
08:28 | 13/01/2023
0

Nga Artan Fuga– Shumë njerëz pyesin të habitur si është e mundur që ta zemë çmimi karburantit është ngritur 10...

Para
Mos na e vrisni të ardhmen o prindër të mirë

Mos na e vrisni të ardhmen o prindër të mirë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

23:25 | 28/01/2023
Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

23:21 | 28/01/2023
Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

23:17 | 28/01/2023
Rama i lidhur me Sinaloan –

Rama i lidhur me Sinaloan –

23:13 | 28/01/2023
lajmi fundit

Eliminohet Xhonatani nga Big Brother

22:39 | 28/01/2023

Më Të Lexuarat

  • “Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –
  • Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –
  • Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi
  • Rama i lidhur me Sinaloan –
  • Eliminohet Xhonatani nga Big Brother
  • Unë jam vetëm, nuk jam te skuadra e Luizit –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –
  • Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com