Rusia paralajmëron marrëveshje tregtare me Iranin – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia paralajmëron marrëveshje tregtare me Iranin –

08:37 | 19/06/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Një marrëveshje për krijimin e një zone të lirë tregtare midis Iranit, Rusisë dhe disa shteteve të tjera në rajonin e Euroazisë mund të arrihet në fund të këtij viti.

Zëvendëskryeministri rus, Alexei Overchuk, i tha agjencisë së lajmeve ruse TASS, se bisedimet midis Bashkimit Ekonomik të Euroazisë – ku bëjnë pjesë Armenia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgizia dhe Rusia – dhe Iranit janë në fazën finale.

“Ne po lëvizim përpara. Ne shpresojmë shumë që një marrëveshje e tillë do të mund të nënshkruhet deri në fund të këtij viti”, tha Overchuk.

Si ky rajon, ashtu edhe Irani janë bërë më të rëndësishme për Kremlinin, pasi sanksionet perëndimore për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, i kanë kufizuar Moskës rrugët e tregtisë së jashtme dhe e kanë detyruar atë që të kërkojë tregje jashtë Evropës.

Megjithatë, pavarësisht thellimit të raporteve mes Moskës dhe Teheranit që nga nisja e pushtimit dhe nisjes së blerjes së dronëve të prodhimit iranianë për të sulmuar Ukrainën, tregtia mes dy shteteve është rritur pak.

Sipas të dhënave qeveritare, qarkullimi i mallrave ruso-iraniane është rritur për 20 për qind më 2022. Kjo shifër paraqet dy të tretën e nivelit të rritjes së tregtisë mes Rusisë dhe Kinës, që është një tjetër partnere kyçe me të cilën Moska në dy vjetët e fundit ka zgjeruar aleancën politike dhe ekonomike.

Marrëveshja rajonale me Iranin do të zëvendësonte dhe zgjeronte një marrëveshje të përkohshme që veçse ofron uljen e tatimeve doganore për qindra kategori mallrash.

Në nëntor të vitit 2022, Rusia nisi shkëmbimin e produkteve të naftës me Iranin dhe në mars Teherani tha se mbështetet në “vëllime të mëdha” të shkëmbimeve të naftës dhe gazit me Moskën.

Overchuk po ashtu tha se negociatat në mesin e shteteve të Bashkimit Ekonomik të Euroazisë për krijimin e një tregu të përbashkët të gazit po vazhdojnë.

Read more

Protestuesit në Zvërnec u dhunuan me urdhër të Edi Ramës –

Protestuesit pre e manipulimeve, toka nuk i është shitur Izraelit –

Tubimi në Tiranë për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba –

Të Lidhura

nga 27
19:58 | 01/06/2026
0

Deputeti Vangjel Dule tha sot në Kuvend se dhuna e ushtruar ndaj protesuesve në Zvërnec, nga rojet private, ka qenë...

19:55 | 01/06/2026

19:41 | 01/06/2026
0

Nga Berati, kryeministri Edi Rama iu përgjigj dhjetëra protestuesve që u mblodhën për herë të dytë në Tiranë për të...

Tubimi në Tiranë për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba –

Tubimi në Tiranë për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba –

nga 27
19:09 | 01/06/2026
0

Në Tiranë po mbahet protesta e dytë radhazi sa i përket mbrojtjes së Zvërnecit. Mijëra qytetarë janë mbledhur përpara Ministrisë...

Para
Raportuesi për Kosovën në Bundestag pyet Vuçiç: Kush i kreu sulmet në veri?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Protestuesit në Zvërnec u dhunuan me urdhër të Edi Ramës –

Protestuesit në Zvërnec u dhunuan me urdhër të Edi Ramës –

19:58 | 01/06/2026
Protestuesit në Zvërnec u dhunuan me urdhër të Edi Ramës –

Protestuesit në Zvërnec u dhunuan me urdhër të Edi Ramës –

19:55 | 01/06/2026
Protestuesit pre e manipulimeve, toka nuk i është shitur Izraelit –

Protestuesit pre e manipulimeve, toka nuk i është shitur Izraelit –

19:41 | 01/06/2026
Tubimi në Tiranë për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba –

Tubimi në Tiranë për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba –

19:09 | 01/06/2026
Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina –

16:23 | 01/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Protestuesit në Zvërnec u dhunuan me urdhër të Edi Ramës –

  • Protestuesit pre e manipulimeve, toka nuk i është shitur Izraelit –
  • Tubimi në Tiranë për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba –
  • Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina –
  • Telefonata me Trump, Macron thekson nevojën për armëpushim dhe mbështetje për autoritetet libaneze –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Protestuesit në Zvërnec u dhunuan me urdhër të Edi Ramës –
  • Protestuesit në Zvërnec u dhunuan me urdhër të Edi Ramës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com