Rusia ngre dyshime rreth zgjatjes së marrëveshjes… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia ngre dyshime rreth zgjatjes së marrëveshjes… –

08:31 | 10/03/2023
në Uncategorized
0

Rusia tha të enjten se marrëveshja historike që garanton eksportin e sigurt të drithit nga portet ukrainase në Detin e Zi po zbatohej vetëm përgjysmë, duke ngritur dyshime nëse do të lejonte zgjatjen e marrëveshjes që skadon javën e ardhshme.

Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia korrikun e kaluar, synonte të parandalonte një krizë globale ushqimore, duke lejuar që gruri ukrainas i bllokuar nga sulmi rus të eksportohej në mënyrë të sigurt nga tre porte të Ukrainës.

Ajo u zgjat për 120 ditë në nëntor dhe do të rinovohet më 18 mars nëse asnjëra palë nuk e kundërshton këtë. Megjithatë, Moska ka sinjalizuar se do të pajtohet me një zgjatje vetëm nëse hiqen kufizimet që prekin eksportet e saj.

Eksportet bujqësore të Rusisë nuk janë në mënyrë direkte në shënjestër të sanksioneve të Perëndimit, por Moska thotë se sanksionet ndaj sistemeve të pagesave, industrive të logjistikës dhe sigurimit krijojnë pengesa për eksportimin e drithërave dhe plehrave të saj kimike.

“Ka ende shumë pyetje rreth destinacionit përfundimtar për pjesën më të madhe të grurit. Dhe, sigurisht, pyetjet rreth pjesës së dytë të marrëveshjeve janë të njohura për të gjithë”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Rusia është ankuar se drithi ukrainas i eksportuar në bazë të marrëveshjes shkon në vendet e pasura. “Pjesa e dytë” i referohet një memorandumi mirëkuptimi me OKB-në që lehtëson eksportet ruse të ushqimit dhe plehrave kimike.

Marrëveshja “duhet të zgjatet”

Shefi i personelit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se marrëveshja për eksportin e grurit është pjesë e planit të vendit për t’i dhënë fund luftës dhe duhet të zgjatet për një kohë të pacaktuar.

Andriy Yermak, i cituar nga agjencia e lajmeve Interfax në Ukrainë, tha se çdo sugjerim për t’i dhënë fund marrëveshjes për eksportin e grurit përbën “presion ndaj ndërmjetësve të saj – Turqisë dhe OKB-së”.

“Të paktën, ajo duhet të zgjatet me të njëjtin afat si më parë”, tha zoti Yermak për gazetarët.

Presidenti Zelenskyy dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres zhvilluan bisedime në Kiev të mërkurën për zgjatjen e marrëveshjes, për të cilën Guterres tha se ishte “me rëndësi kritike”.

Nuk ka plane për bisedime të drejtpërdrejta midis zotit Guterres dhe presidentit rus Vladimir Putin, tha Kremlini.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha në një konferencë shtypi të enjten se ato që ai i quajti “dy pjesët” e marrëveshjes, sigurimi i eksporteve të grurit ukrainas dhe heqja e barrierave ndaj eksporteve ruse, janë “të ndërlidhura”.

“Pjesa e parë është duke u zbatuar dhe ne po i përmbushim të gjitha detyrimet tona në këtë drejtim së bashku me kolegët tanë turq”, tha zoti Lavrov. “Pjesa e dytë nuk po zbatohet fare”.

“Nëse po flasim për një marrëveshje, ajo është pjesë e një pakoje marrëveshjesh. Ju mund të zgjasni vetëm atë që tashmë është duke u zbatuar, dhe nëse kemi një zbatim gjysmak, atëherë çështja e zgjatjes bëhet mjaft e ndërlikuar”, tha zoti Lavrov.

Zyrtarja e lartë e OKB-së për tregtinë, Rebeca Grynspan, do të diskutojë marrëveshjen e grurit me zyrtarë të lartë rusë në Gjenevë javën e ardhshme.

Sipas OKB-së, Ukraina deri më tani ka eksportuar më shumë se 23 milionë tonë kryesisht misër dhe grurë në bazë të marrëveshjes. Destinacionet kryesore për këto dërgesa kanë qenë Kina, Spanja, Turqia, Italia dhe Holanda.

“Eksportet ukrainase dhe ruse të ushqimit dhe plehrave kimike janë thelbësore për sigurinë globale të ushqimit dhe çmimet e ushqimit”, tha zoti Guterres në një konferencë shtypi të mërkurën. /Voa/

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Bjellorusia miraton dënimin me vdekje për tradhti të lartë –

Bjellorusia miraton dënimin me vdekje për tradhti të lartë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pulisic nderon Milanin, kuqezinjtë përmbysin Torinon –

23:22 | 08/12/2025
(VIDEO) Elbasani mposht Vllazninë dhe merr kreun, tension në stadium nga përplasja me tifozët –

22:28 | 08/12/2025
Dinamo dominon Flamurtarin me tre gola në Vlorë, ngjitet në vendin e tretë –

22:06 | 08/12/2025
Duhet t’a nisim nga vetja –

Deklaruan se janë të Guardia Di Finanza-s –

21:48 | 08/12/2025
Nuk zgjedh sanksionet si mjetin e parë –

21:36 | 08/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Pulisic nderon Milanin, kuqezinjtë përmbysin Torinon –
  • (VIDEO) Elbasani mposht Vllazninë dhe merr kreun, tension në stadium nga përplasja me tifozët –
  • Dinamo dominon Flamurtarin me tre gola në Vlorë, ngjitet në vendin e tretë –
  • Deklaruan se janë të Guardia Di Finanza-s –
  • Nuk zgjedh sanksionet si mjetin e parë –
  • S’ka asgjë të keqe me ambicien. Qëllimi im është që PD të fitojë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pulisic nderon Milanin, kuqezinjtë përmbysin Torinon –
  • (VIDEO) Elbasani mposht Vllazninë dhe merr kreun, tension në stadium nga përplasja me tifozët –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com