Rusia ka blerë një televizion dhe tre portale në Tiranë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia ka blerë një televizion dhe tre portale në Tiranë

10:00 | 18/06/2017
në Shqiperi
0

Kohët e fundit kemi lexuar shumë artikujt nga media ndërkombëtare prestigjioze për rritjen e pranisë së Rusisë në Ballkanin Perëndimor dhe shpesh herë kemi parë reagime të ndryshme për vërtetësinë apo të këtyre lajmeve.
Mirëpo një studim i Qendrës së Studimeve Gjeopolitike Ndërkombëtare dhe shkrimit të profesorit amerikan Dev Injatus del në pah së  Shërbimet sekrete ruse (SVR) dhe shërbimi i Ushtrisë (GRU) kanë ndërtuar strategji të sofistikuara të luftës mediatike. Përmendet në studim jo pa rëndësi projekti i ashtuquajtur  “NEË-Alb-TransfertMedia Contract”, për të ndikuar në opinione publike përmes blerjes dhe përdorimi të mediave. Kanale mediatike jo dhe aq periferike janë ofruar të transmetojnë edhe në të gjithë Shqipërinë, kundrejt pagesave apo shitjes 100% të aksioneve, të produkteve televizive ruse apo sllave. Flasim për shifra që shkojnë nga 1 euro në e 1 milion e 400 mijë euro. Shuma e përcaktuar në kontratë pritet të përfshijë edhe implementin e procedurave për kalimin e pronësisë edhe të 1 gazete shqiptare me tirazh  jo të vogël si dhe të 3 portaleve elektronike.
Me qëllim përfundimin e marrëveshjes së nënshkruar kanë mbërritur në Tiranë nga Moska sipërmarrës, gazetarë, analistë, studiues dhe  diplomatë, të cilët fare mirë mund të jenë punonjës së shtetit rus. Ata kanë vizituar ambientet e këtij televizioni kanë diskutuar për instalimin e aparaturave të reja Satelitore për transmetim në HD.

Shtimi i numrit të“atasheve kulturorë”, “atasheve tregtarë”, pranë përfaqësive diplomatike ruse në Tiranë, Podgoricë, Shkup, Beograd dhe Prishtinë ka si qëllim krijimin e kushteve për hapjen e një qendre të njëjtë homologe të Nishit të Serbisë, por tani me seli në Tiranë. Kjo qendër së bashku me një grup gazetarësh-ekspertë të IT pritet të punojnë në Tiranë, ku dhe do të synohet shpërndarja e materialeve “kulturore” duke përdorur televizionin dhe median e sapo blerë.
Ndërkohë Televizioni në fjalë ka filluar të transmetojë filma-dokumentarë të prodhuara nga autoritet ruse, të cilat kanë si qëllim rritjen e influencës ruse në Ballkan dhe në Shqipëri.
Ndërsa përdorimi i gazetës tashmë për mbarë opinionin publik shqiptar dhe 3 portalet online po përdoren që prej vitit 2015 për shpërndarjen e materialeve të prodhuara nga Qendra e Emergjencave Civile në Nish të Sërbisë dhe nga një qendër në Sofie të Bullgarisë.
Shitja e pronësisë së një pjese të medias shqiptare cënon rëndë konkurrencën e medias në Shqipëri dhe hap kapitullin e luftës së ashtuquajtur “Soft-War” edhe në Shqipëri. Objektivi kryesor i marrëveshjes nuk është thjesht përdorimi i këaj media për qëllime të Moskës, por ajo rezulton të ketë një objektiv madhor: Kapjen e mediave dhe realizimin e shantazheve kundrejt konkurrencës së lirë me synimin e krijimit të kushteve për t’i falimentuar brenda dy vjeçarit 2017-2019.
Ndërsa blerja e 3 portaleve online është realizuar nga një kompani ruse me qendër në Serbi dhe kontrata është nënshkruar jashtë territorit shqiptar. Nuk dihen shkaqet e mos shpalljes publike të këtyre lloj marrëveshjeve që cënojnë rëndë lirinë e medias  së shkruar dhe elektronike shqiptare.

Mos pasqyrimi i kësaj marrëveshje nga mediat shqiptare lidhet ngushtësisht me interesat e disa prej gazetarëve/analistëve/studiuesve dhe mediave shqiptare të caktuara, të cilat kanë lidhur “kontratë bashkëpunimi” me ambasadën ruse në Tiranë. Këta individë përdoren për të përhapur/realizuar qëllimet e ngushta të Moskës për të rritur influencën e te në opinion publik shqiptarë dhe me gjerë. Këto forma e metoda që po përdoren në Tiranë janë të njohura në shumë vende perëndimore.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Nga analiza e përdorimit të mediave rezulton që në vendet perëndimore i kushtohet një rëndësi e madhe përdorimit të mediave dhe lirisë së shtypit nga ana e Rusisë, me qëllimin e realizimit të interesave të saj në këto shtete. Dy rastet më flagrante kanë qenë zgjedhjet e fundit presidenciale, të mbajtura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Francë.
Në të dyja rastet, furtunat mediatike filluan pas hakerimit të informacioneve konfidenciale, nga ana e shërbimeve të inteligjencës ruse, të Partisë Demokratike në SHBA dhe të Emmanuel Macron, kandidatit për president në Francë. Bombardimi i përditshëm i publikut nga media të financuara nga Moska, për të influencuar votën e tyre në favor të kandidatëve të preferuar të saj, ishte aq i madh saqë presidenti francez i sapo zgjedhur Macron, në një konferencë për shtyp me presidentin rus Putin, akuzoi televizionin Russia Today dhe agjencinë e lajmeve Sputnik si “agjent influence dhe propagande që shpërdanin lajme të rreme për të”.
Fushata mediatike që Moska ka filluar në Shqipëri është e përqendruar te opinioni publlik dhe perceptimi i tyre se Shtetet e Bashkuara kanë një farë tërheqje nga angazhimi i tyre në rajon dhe BE ndodhet në krizë identiteti. Synimi, qartazi, është ofrimi për shqiptarët i një modeli tjetër nga ai perëndimor dhe përshkrimin e Rusisë si një fuqi benjine që i është rikthyer lavdisë së dikurshme.
Me gjithë përpjekjet që administrata ruse po zhvillon, është shumë e vështirë që orientimi euro – atlantik i Shqipërisë të ndryshoj, për vetë faktin sepse modeli alternativ që po na serviret është një model politik autoritar. Mbi të gjitha na kërkohet që t’i kthejmë shpinën dy ekonomive më të mëdha në botë, SHBA dhe BE, për një shtet, ekonomia e të cilit është shumë e vogël për të mbajtur mbi shpatulla aspiratat globale.

Elitat politike shqiptare, sado pa eksperiencë qofshin, e dinë mirë këtë fakt se kontrolli i padrejtë i medias dëmton rëndë imazhin e profesionistëve, gazetarëve, studiuesve dhe të vetë Shqipërisë.

* Titulli origjinal është: Pse Rusia kërkon të ndikojë rajonin duke blerë media

* Fillimisht, ky shkrim erdhi në redaksi  i firmosur nga zoti Mark Gjonaj, i cili më pas botimit të tij shpërndahu një deklaratë që nuk ishte ai autor i shkrimit.

Etiketa: agjencia e lajmeveambasada ruseDev InjatusMark GjonajQendra e Studimeve Gjeopolitike NdërkombëtareRussia TodaySoft-WarSputnik

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Ngjarje e rëndë në Itali/ Shqiptari qëllon 15 herë me thikë gruan e tij

Ngjarje e rëndë në Itali/ Shqiptari qëllon 15 herë me thikë gruan e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

23:31 | 16/03/2026
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

22:53 | 16/03/2026
Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

22:31 | 16/03/2026
Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

22:05 | 16/03/2026
pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

21:41 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –
  • Raportim në DASH për çdo manipulim votash –
  • Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –
  • pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –
  • Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com