Policia ruse ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen e 9 vetëve me një pushkë gjahu, në një fshat 150 kilometra në veri-perëndim të Moskës.
Trupat e 5 burrave dhe 4 grave u gjetën të pajetë në një bujtinë në Redkino, në afërsi të fshatit Tver. Sipas mediave ruse, trupi i njërës prej grave të vrara u gjet në bagazhin e një makine.
I dyshuari është një elektricist, që sipas burimeve u shfaq në një festë i paftuar, konsumoi alkool dhe më pas shpërtheu. .
Viktimat, sipas mediave, u qëlluan në distancë të afërt me një pushkë gjysmë-automatike “Saiga”. Televizioni “Vesti” njofton se i dyshuari, Sergei Yegorov, 45 vjeç, ka pranuar krimin.