Deputetja Rudina Hajdari, i është përgjigjur zëdhënësit të Presidentit, Tedi Blushi pasi ky i fundit tha që ka “thyer heshtjen zgjedhore”.
Përmes një postimi në twitter, Hajdari shkruan se po i përgjigjet Blushit sepse, sipas saj, mesazhi nuk është e tij por i Presidentit Ilir Meta.
“Kur zhgënjehet Tedi, që as nuk e njoh fare, vetëkuptohet se sa shumë mërzitem.
Po të kthej përgjigjje meqë je Zëdhënësi i Presidentit dhe i bie që ky mesazh, aspak profesional, të jetë i Tij”.
“Gjithsesi, e kalon apo jo mami im Vetting-un, është çështje që i takon KPK, OMN & KPA, por ama kujdes kur i shkruani ato dekretet & çdekretet se po ju dridhet dora,” shkruan Rudina Hajdari në rrjetet sociale.