Rrugët e Tiranës ndizen nga prostitutat e varfëra – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrugët e Tiranës ndizen nga prostitutat e varfëra

14:55 | 26/11/2020
në Kryesore, Shqiperi
0
BEP/PATRICK GHERDOUSSI/LA PROVENCE
Illustration sur la prostitution

BEP/PATRICK GHERDOUSSI/LA PROVENCE Illustration sur la prostitution

Femrat që prostituojnë nga frika e klientëve të dhunshëm dhe të rastit mbajnë edhe fëmijët me vete si garanci.

Laura, kështu preferon ta quajnë, ofron trupin në rrugë. Ka dalë duke ecur me një fund të shkurtër në rrugën “Asim Vokshi”, përballë shkollës “Harry Fultz” dhe duke tundur çantën e vogël ndalon me sytë nga kalojnë makinat e pakta.

Është ora 11 e natës dhe 27-vjeçarja, e mbërritur nga një fshat i Lezhës, e divorcuar dhe me qira diku pranë rrugës “Mine Peza” nuk ka gjetur ende një klient, me të cilin do të bënte pazar. Ndalon përpara makinës dhe kur shikon që ulet shpejtësia, ulet pranë xhamit të dritares dhe pyet “a je për një xhiro”. Pa e ditur që në ndenjësen e pasme gjendet një gazetar, e reja ofron çmimin: “20 mijë lekë”. Por, vajza nuk është e vetmja që përdor këtë rrugë si vendin e gjahut. E kthyer në një zonë, ku prostituta rrugësh apo edhe biseksuale shesin trupin, syri të kap lirshëm persona që popullojnë rrugën në mënyrë të çuditshme në këtë kohë COVID-i.

Read more

“U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –

Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –

“Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –

E njëjta panoramë me prostituta që ecin në këmbë dhe flasin e hedhin oferta me këmbësorë apo shoferë makinash është edhe përgjatë rrugës nga Stacioni i Trenit deri pranë Maternitetit. Nëse ecën në këmbë prostitutat gjenden në trotuarin e brendshëm, ngjajnë sikur bëjnë një shëtitje shpërfillëse, por në të vërtetë ato ofrohen për xhiro në këmbim të shërbimeve seksuale.

Laura thotë që pandemia i ka sjellë një dëm të pariparueshëm. Në natë siguronte një apo dy klientë, me llogaritë e mia kështu i mbyll shpenzimet, pasi kam qira për të paguar, një djalë të vogël për të rritur. U mundova që të siguroja klientë ndryshe, por është e vështirë, mbase do më nevojitet një mashkull që të më ruajë nga klientë të dhunshëm, por nuk e kam gjetur ende as atë.

Përse e ushtron prostitucionin?

“E thjeshtë – fare përgjigjet – më duhen para. Ish-burri përfundoi në burg dhe kur doli më la nga xhelozia dhe nga dhuna që ushtronte. Nuk gjeja punë, u lidha me një burrë të martuar që nuk më ndihmoi, përkundrazi ma vështirësoi më tej jetën. Andaj i dhashë drejtim…”.

Por, ndryshe nga shumë vajza të tjera të mbetura të papuna dhe të paafta për të siguruar një vend të denjë pune, zgjedhin si ajo të prostituojnë. Disa prej tyre në qendra masazhesh. Të tjera gjejnë klientë me telefon. Dhe rasti i Laurës është si i shumë grave të tjera që ecin rrugëve të Tiranës, pranë Casa Italia, në hyrje të Kombinatit, pranë lulishtes në afërsi të qendrës apo edhe pranë Bibliotekës Kombëtare, ose përgjatë autostradës.

Edona E. nga fshati Baldushk është gjithashtu një prostitutë rruge. E arrestuar disa herë, ajo pritet të dalë sërish para gjykatës për të njëjtën vepër.

“Është dënuar një herë për ushtrim prostitucioni, kur vjen para gjykatës belbëzon të njëjtën frazë, nuk ka punë dhe flet për dy fëmijët e mitur që po i rrit”,- shpjegon njëri nga avokatët e caktuar nga shteti që e përfaqëson falas. 40-vjeçarja u kap së fundmi së bashku me klientin, një 25-vjeçar që pranoi ofertën e saj për shërbime seksuale.

Policia shkruan në procesverbal se pas vëzhgimit në ambient publik, rezultoi që ajo ushtronte prostitucion në prani të fëmijëve njëri prej tyre 12 vjeç dhe tjetri 8 vjeç, që të dy frut i një martese të dështuar që u mbyll me largimin e burrit, i cili nuk i dha asaj asnjë të ardhur për të rritur dy të miturit.

Vëzhgimi i fundit ndaj saj u zhvillua në Rrugën e Qelqit në Kombinat, ku agjentët panë se pasi gruaja po patrullonte në këmbë ajo hipi në një makinë, dhe u largua duke parkuar më tej në një sheshpushim. Gruaja qëndroi disa minuta aty, ndërsa fëmija gjendej në automjet. Policia shkruan “automjeti niset sërish dhe e lë gruan në rrugë. Sërish, në datën pasardhëse është marrë në vëzhgim subjekti. E. del nga shtëpia, ku jeton me qira në orën 23.30. Në rrugë ndalon pak më vonë një automjet tip “Skoda Oktavia”, ajo hipën në mjet së bashku me fëmijën 7 vjeç dhe mjeti lëviz në drejtim të TEG-ut”.

Sipas të dhënave, disa minuta më vonë klienti i rastësishëm, një i ri 25 vjeç dhe gruaja me fëmijën hyjnë në hotel. Disa minuta më vonë sipas burimeve të Gazetës Si, policia ndërhyn dhe gjen në dhomë prostitutën, klientin e saj dhe fëmijën e vogël. I riu i pyetur nga policia tregoi se bëri pazar me gruan dhe ajo i kërkoi 2500 lekë.

“E pyeta po fëmija ku do qëndrojë dhe më tha do qëndrojë larg. Kur mbaruam më tha jepja lekët shefit, duke nënkuptuar fëmijën”.

E pyetur nga policia, prostituta tregoi që zakonisht i gjente klientët me telefon, por në rastet, kur nuk e telefononte askush ajo detyrohej të dilte në rrugë.

“Është e vështirë të takosh të panjohur, janë të rrezikshëm ndaj e mbaj njërin nga fëmijët me vete. Që ata të kenë kujdes dhe të frenohen nga fëmija dhe mos të më rrahin. Nuk ka punë dhe ne nuk kemi asnjë shans për t’u ushqyer në rast se nuk punoj”,- i rrëfeu policisë prostituta.

Përse është e vështirë të ndalohet prostitucioni në rrugë?

Pa më të voglin dyshim, prostitucioni në rrugë po kthehet në një shqetësim, kështu e nis përshkrimin e situatës një oficer policie. Por, sipas tij mbetet e vështirë për t’u zbuluar duke qenë se vajzat dhe gratë që ofrojnë trupin, kujdesen të ngjajnë si të rastësishme në rrugë dhe jo sikur po punojnë.

“Ka disa prej tyre, janë kryesisht gra tek të 45-at që njihen nga policia, ato arrestohen, dënohen dhe sërish dalin në rrugë. Pesë prej tyre janë arrestuar dhjetëra herë, gjithçka ka lidhje me ekonominë e tyre”,- thotë eksperti i policisë, sipas të cilit kjo është forma më e dobët e prostitucionit, sa kohë grupe të tjera janë formatuar dhe ofrojnë shërbime përmes mekanizmave të vështirë për t’u zbuluar.

“Ofrojnë femra me çmime të caktuara në hotele, ofrojnë drogë dhe për ne ky është shqetësimi më i madh”,- e mbyll deklaratën në anonimitet oficeri.

/Gazeta Si/

Etiketa: Casa ItaliaKombinatmaternitetiprostitutatrruga “Asim Vokshi”rruga “Mine Peza”Rruga e QelqitRrugët e Tiranës ndizen nga prostitutat e varfërashkolla “Harry Fultz”Stacioni i Trenit

Të Lidhura

“U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –

“U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –

nga 27
23:10 | 23/12/2025
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në emisionin “Studio24” në News24, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend...

Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

nga 27
22:36 | 23/12/2025
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në emisionin “Studio24” nëNews24, komentoi zhvillimet e fundit politike në vend dhe...

Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –

Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –

nga 27
22:22 | 23/12/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ftuar në emisionin “Studio24” në News24 ka folur në lidhje me zhvillimet që...

“Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –

“Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –

nga 27
22:10 | 23/12/2025
0

Partia Demokratike i ka shtrirë dorën të gjitha partive politike opozitare të bashkohen në protestat që sapo kanë nisur për...

Para
“E ardhmja është vajzë”/ Albana Osmani përlotet, se i zbulohet “pika e dobët”. Oriola Pampuri rrëfen në lot ndarjen e dhimbshme me njeriun e afërt (film)

"E ardhmja është vajzë"/ Albana Osmani përlotet, se i zbulohet “pika e dobët”. Oriola Pampuri rrëfen në lot ndarjen e dhimbshme me njeriun e afërt (film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –

“U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –

23:10 | 23/12/2025
Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

22:36 | 23/12/2025
Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –

Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –

22:22 | 23/12/2025
“Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –

“Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –

22:10 | 23/12/2025
Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

Ku është Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

21:52 | 23/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –
  • Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –
  • Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –
  • “Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –
  • Ku është Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –
  • Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –
  • Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com