Rruga Thumanë-Kashar/ Kryeplaku i Bërxullës paralajmëron fatalitete – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rruga Thumanë-Kashar/ Kryeplaku i Bërxullës paralajmëron fatalitete –

19:10 | 15/04/2023
në Uncategorized
0

Prej gati shtatë muajsh banorët e Bërxullës kanë protestuar kundër projektit Thumanë-Kashar pasi i cenohen pronat e tyre.

Kryeplaku i fshatit të Bërxullës deklaroi në median shqiptare “News24” se deri më tani pavarësisht protestave dhe kërkesës së tyre për drejtësi nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

“Kur paligjshmëria bëhet ligj, vetëgjyqësia bëhet detyrim. Një rrugë kaq madhore, kur nuk e ka kompetencë. Autoritetit Rrugor Shqiptar kush e ndërton rrugën. Me shkresën që kanë bërë, duhet të japin dorëheqjen. Ky projekt është miratuar nga Autoriteti Rrugor, çfarë ndodh me këta? Edhe kontratën që ka firmosur ministria e Infrastrukturës e ka firmosur zëvendësministri.  Pra e kanë bërë në atë formë që të dy të dalin të larë.  Tani tek Hipoteka. Drejtori i ri është vënë para një muaji e gjysmë, Agron Çerri. Ky është drejtor dhe firmën ia delegon zëvendësdrejtorit. Si mund të funksionojë një shtet i tillë duhet shmangur përgjegjësitë? Këta e dinë se herët apo vonë do të japin llogari. Prona është e imja, nuk shkruan as Ministri as firmë. Ajo rrugë do të ketë fatin e Kalasë së Shkodrës. Juve ju duket çudi, por unë e kam thënë ajo rrugë do të ketë lapidar. Unë e kam thënë, po shkelen të gjitha të drejtat e njeriut. Unë jam në shtëpinë time., Rritem brezi i pestë në atë vend, nuk kam pushtuar asnjë gjë”, ka thënë ai.

Gjatë bisedës, Muharrem Koni tha se protesta është përshkallëzuar si pasojë e neglizhencës nga ana e qeverisë, ndërsa paralajmëroi se nga java që vjen do të protestojnë çdo ditë përballë zyrave të Hipotekës.

Pjesë nga intervista:

Muharrem Koni: Arsyeja e përshkallëzimi të protestës ka ardhur si pasojë e neglizhencës së shtetit. Jemi me shpresën se një ditë zëri ynë do të dëgjohet, por këto pushtetarë nuk kanë dhënë asnjë sinjal për t’u ulur të negociojnë me banorët dhe unë jam i detyruar  që në mënyrë ligjore të organizojmë protesta.

Protesta e fundit tek zyra e Hipotekës, dhe kërkesa për një takim?

Muharrem Koni: Drejtori kishte dy ditë që ishte në zyrat qendrore. Është thirrur dy ditë rresht tek zonja Bici për të gjitha problematikat që hasen me pronat. Pra të gjitha dokumentet ndodhen në zyrat e Hipotekës. ARRSH i ka vënë me vizë të kuqe për të mos certifikuar pronat, po banori që e a ndërtuar atë shtëpi me gjak, duhet të hidhet në rrugë?

Nuk morët asnjë përgjigje?

Muharrem Koni: Asnjë përgjigje. Javën që vjen do të filloj protesta të përditshme në Hipotekë derisa të bëhet i mundur takimi. Të na tregojnë arsyen përse nuk ka zgjidhje. Unë nuk e kuptoj sepse vetë kam punuar 20 vjet në shtet…

Keni pasur ndonjë kontakt, keni kërkuar edhe takime me zonjë Balluku, s’keni marrë asnjë telefonatë?

Muharrem Koni: Një telefonatë kam marrë në nëntor në muajin e dytë të protestës, nga prefekti. Nëpërmjet nënprefektit më thotë për një takim. Shkova tek prefektura dhe mori përsipër; projektin e rrugës do ta kërkoj me insistim dhe tjetra ishte që do të na ulëta me firmën në negociata, dhe kjo nuk u realizua. Që nga ajo ditë nuk është dukur më. Na është thënë të ulemi me firmë. Por u kam thënë nuk kam punë me firmë, paligjshmërinë me mua e ka shteti. Projektin e rrugës  e ka bërë Ministria e Infrastrukturës, nuk e ka bërë firma. Por si e ka bërë Ministria projektin? Sot dalin në terren problematikat e atij projekti, nuk ka as mbikalim dhe as nënkalim. Në 14 mars kanë ardhur kryeinxhinierët dhe janë habitur për mënyrën se si është projektuar. Projekti është bërë në një studio në Itali me Google.

Banori Adem Dervishi: Kam qenë i pranishëm në të gjithë protestat, më vret morali im dhe së dyti më vret që fshatarët e mi me të cilët kam jetuar po vuajnë. Tre janë shtyllat, njohja e adhurimit të Zotit, pasuria që na merret pa asnjë shpresë dhe e treta është vdekja. Kemi kam kohë në protesta dhe gjithçka ka rënë në vesh të shurdhër. Jam personi që jam akuzuar nga qeveritarët sepse e kam bërë publike. Kjo është pjesë e një pronës time të trashëguar nga babai 400 e ca vjet më parë të marrë nga ligji 7501. Fillimisht të jepet një APTM dhe kjo merr formën e prerë pasi paguan një taksë.  Më rekomandohet të gjej një topograf. nëse nuk e kam APTM duhet ta marrësh nga hipoteka, pas saj është certifikata e familjes për ndarjen e saj. Mbes pa pronë dhe prona ime digjet se më kërkohet firmë nga familjarë që tashmë nuk janë më në jetë. Të gjithë dokumentacioni më shkon 4 mijë euro, a ka fuqi një fshatar me kokrrat e vezës e me qumësht të paguajë një shumë të tillë?

Si do të organizohen protestat?

Adem Dervishi: Ne nuk shembin shtetin. Duam vetëm të zbatojnë ligjin. Ne kemi thënë që nuk do tërhiqemi, kemi bërë protesta të vazhdueshme deri tani. I bëjmë thirrje deputetit, ai nuk pranon të na takojë. Edhe bashkia e Vorës është kokë e prerë pa asnjë rezultat fare.

Kanë vlerësuar një dynym tokë sa një orë dorë. Të më marrin tokën për një kilogram vaj? Jemi 7 veta në familjen. Bashkëshorten e nusen e djalit i kam me kimioterapi. Nuk dua ndihmë se jetoj vetë, por mos më merr tokën. Shishen e benzinës nuk e kemi shumë zor me e marrë, por kemi edhe një detyrë tjetër hyjnore, sepse të bësh vetëvrasje është si të vrasësh botën./BW

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Besëlidhja bie zyrtarisht në të Dytën, origjinale protesta e tifozëve –

Besëlidhja bie zyrtarisht në të Dytën, origjinale protesta e tifozëve -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

23:12 | 14/01/2026
Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

23:06 | 14/01/2026
Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

22:12 | 14/01/2026
BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

21:52 | 14/01/2026
Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

21:38 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –
  • Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –
  • BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –
  • Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –
  • Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com