Rruga Guras në Pogradec vijon të jetë e parregulluar, pas punimeve për kanalizimet dhe ujërat e zeza. Banorët e këtij fshati nuk mund të presin më, pasi punimet kanë kohë që janë ndërprerë dhe rruga është pothuajse e pakalueshme si nga automjetet por edhe kalimtarët.
Sot ata kanë dalë në protestë dhe kanë bllokuar rrugën kryesore që të lidh me fshatin. Me përfundimin e punimeve firma ka shtruar një pjesë të rrugës, vetëm aty ku ka kryer punime. Por banorët pretendojnë se puna e bërë është mjaft e dobët dhe është dëmtuar sërish.
Prej më shumë se 30 minuta banorët kanë bllokuar rrugën dhe nuk lejojnë kalimin e mjeteve si edhe të mësuesve për të shkuar në fshat. Ata kërkojnë garanci nga firma dhe bashkia që rruga të shtrohet e gjitha dhe me cilësi, në të kundërt protesta do të vazhdojë.