Rruga e Bypass e papërfunduar, turistët ndjekin udhëzimet e banorëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rruga e Bypass e papërfunduar, turistët ndjekin udhëzimet e banorëve

13:50 | 25/06/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Vetëm 500 metra, por rruga për në Parkun e Apolonisë përmes By pass-it të Fierit ende nuk ka përfunduar. Përbri saj është vendosur një tabelë që ngatërron turistët të cilët mbeten në mes të rrugës,  ndërsa banorët e zonës çdo ditë kthejnë mbrapsht me dhjetëra vizitorë.

Turistët që udhëtojnë nga jugu për të vizituar Parkun e Apolonisë mbeten në mes të rrugës.

Edhe pse dy muaj më parë u promovua nga Ministrja e Infrastrukturës, aksi që duhet të lidhte By pass-in e Fierit me Apoloninë nuk ka përfunduar. Vendosja e kësaj tabele ngatërron turistët.

Read more

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

Vizitorë të shumtë, që ndjekin këtë segment, nëse nuk i orienton ndonjë banor i zonës, nuk dinë nga të shkojnë.

Kështu ndodhi edhe me dy turistë nga Spanja, të cilët zbritën nga makina, në kërkim të rrugës që do t’i çonte drejt Parkut.

“Ne jemi miq kemi ardhur të vizitojmë vendin tuaj. Vizituam Tiranën dhe Beratin. Nuk po gjejmë rrugën për në Apoloni”, thanë ata.

Investimi i fundit i bërë nga Ministria e Infrastrukturës përfundon me një parkim automjetesh.

Me fat janë ata turistë që ndeshin banorë tek rruga e papërfunduar, të cilët i tregojnë rrugicën e pa asfaltuar që ndodhet në një prej lagjeve të fshatit Pojan dhe përmes saj mbërrijnë në Apoloni.

“Nuk di sa turistë i kam drejtuar unë, me qindra. Për mua është një gjë absurde. Vijnë të huajt këtu dhe s’dinë nga të shkojnë. Është absurde, të vijë turisti këtu dhe të ikë më këmbë. I kam kthyer unë dhe i kam çuar më pas tek rruga lart nga Pojani”, thotë ai.

“Autobusat kthehen mbrapsht nga rruga që kanë ardhur se nuk hyjnë dot këtu, se është rrugë dheu e palidhur me By pass-in”, vazhdon ai.

“Thonë që do e bëjnë me teleferik”, shprehen banorët.

Kur nuk ndeshin njeri që t’u tregojë këtë rrugë, kthehen mbrapsht dhe udhëtojnë jo pak por mbi 7 km. Historia me turistë që kthehen pas që s’na nderon aspak, do të vazhdojë për aq kohë sa sinjalistika në By pass-in e Fierit do t’i orientojë ata drejt segmentit që në realitet nuk ka përfunduar.

Etiketa: Rruga e Bypass

Të Lidhura

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

nga 27
19:26 | 05/06/2026
0

Konspiracionisti Alfred Çako ka mbajtur një fjalim gjatë protestës qytetare në bulevard, ku ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama...

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

nga 27
19:10 | 05/06/2026
0

“Nëse ai investim fillon, bizneset jo vetëm këtu, në Vranisht e Himarë, impaktohen në një mënyrë të jashtëzakonshme. Janë motorë...

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

nga 27
18:56 | 05/06/2026
0

Ka nisur vetëm pak minuta më parë protesta e qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Zvërnecit. Qytetarët...

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

nga 27
18:42 | 05/06/2026
0

Qytetari: Ajo është pronë e grabitur. Rama: Kjo nuk është çështja ime. Qytetari: Nuk është çështja juaj. Është çështje e drejtësisë së korruptuar...

Para
U kap me drogë, motoristi tenton t’i shpëtojë policisë

U kap me drogë, motoristi tenton t’i shpëtojë policisë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

19:26 | 05/06/2026
Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

19:10 | 05/06/2026
“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

18:56 | 05/06/2026
“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

18:42 | 05/06/2026
Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

18:30 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –
  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –
  • “Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër
  • “Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –
  • Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –
  • Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –
  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com