Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri, Momchill Raytcheski nga Kukësi është shprehur se Bullgaria do ta ndihmojë Shqipërinë në rrugën drejt BE-së.
Ndonëse, deri pak ditë më parë Bullgaria ishte pengesa e vetme në rrugën e Shqipërisë për çeljen e negociatave për shkak të vetos së saj ndaj RMV, tani përfaqësuesi i saj thekson se do të bëjë çdo gjë që është e mundur për të lehtësuar anëtarësimin e vendit tonë në union.
“Unë mendoj se Qeveria e di përgjegjësinë e vetë dhe do të eci përpara. Gjithashtu me ndihmën e miqve tanë në BE do të bëjmë çdo gjë të mundur që Shqipëria të aderojë në mënyrë sa më të lehtë e sa më efektive. Me rëndësi janë rezultatet. Sa i përket sfidave, gjithë procesi i negociatave është një punë e madhe. Ju jeni te njohur me metodologjinë dhe mënyrën e re të negociatave. Kështu që nevojitet punë dhe vetëm punë.”-tha Raytchevski.
Ambasadori bullgar, Momchil Raytchevski, ishte në Kukës për nisjen e një investimi për rikonstruksionin e plotë të kopshtit numër 2 të qytetit, bashkëfinancim i Qeverisë bullgare nga projekti “Ndihma Bullgare për Zhvillim” dhe Bashkisë Kukës në vlerë 7.2 milonë lekë.