Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mëngjes në dalje të Rrogozhinës, ku treni i linjës Fier-Elbasan ka aksidentuar për vdekje një këmbësor 81-vjeçar. Policia njofton se ka mbetur viktimë i moshuari P. V., i cili ka qenë duke kaluar në shinat e trenit, kur është përplasur nga mjeti. Shërbimet e policisë dhe drejtuesi i trenit ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.
Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...









