Rrjetet shqiptare të drogës “zëvendësojnë “marijuanën” me kokainën – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrjetet shqiptare të drogës “zëvendësojnë “marijuanën” me kokainën –

20:46 | 06/08/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Rrjetet shqiptare të narkotikëve po përfshihen gjithnjë e më shumë në Itali në trafikun dhe shpërndarjen e kokainës ndryshe nga vitet e mëparshme kur ishin aktive në transportimin e marijuanës përmes hapësirës detare me Shqipërinë dhe shpërndarjen në tregun e brendshëm italian.

Raporti i fundit i antidrogës italiane 2023 që u referohet të dhënave policore përgjatë vitit 2022 pohon se rreth 1200 shqiptarë u denoncuan në prokuroi nga antidroga italiane në vitin 2022 për aktivitet në transportin dhe shpërndarjen e kokainës nga 1127 që ishin denoncuar më 2021.

Ndërkohë në transportimin dhe shpërndarjen e kanabisit në vitin 2022 u denoncuan 239 shtetas shqiptarë nga 300 që ishin denoncuar në vitin 2021 me një rënie prej 20,33%.

Një rënie të ndjeshme pësoi edhe numri i autorëve shqiptarë të denoncuar për aktivitetin në transportimin dhe shpërndarjen e marijuanës ku gjatë vitit 2022 u denoncuan 62 autorë nga 149 që ishin denoncuar në vitin 2021.

Raporti vlerëson rolin e autoriteteve policore shqiptare dhe atyre italiane në bllokimin e trafikut të marijuanës në hapësirën detare mes të dy vendeve.

Raporti i antidrogës italiane vlerëson se numri i shqiptarëve të përfshirë në fushën e narkotikëve në vitin 2022 dhe të denoncuar pranë organeve gjyqësore italiane pësoi një rënie të lehtë me 1562 persona krahasur me vitin 2021 kur ishin denoncuar në autoritetet gjyqësore 1599 persona.

Raporti i antidrogës italiane sjell analiza për aktivitetin e rrjeteve të huaja të drogës.

“Krahas aktivizmit “tradicional” në fushën e trafikut të drogës rrjetet konfirmojnë aftësinë e tyre për të zhvilluar skema komplekse për pastrim parash dhe evazion fiskal, si dhe transferimin e kapitalit jashtë Italisë, thuhet në raport.

Sipas antidrogës italiane rrjetet shqiptare, nga pikëpamja strukturore shpesh organizohen në grupe të vogla me një bazë familjare.

“Grupet kriminale shqiptare karakterizohen nga aftësia për të ruajtur lidhjet me vendin e origjinës dhe nga aftësia për të kërkuar projeksione ndërkombëtare në tregtimin e substancave narkotike”, vlerëson raporti.

“Në disa raste, thuhet në raport është vënë re funksionimi i grupeve të vogla, shpesh multietnike; nga ana tjetër, është vënë re një aftësi e jashtëzakonshme për të zhvilluar trafikun ndërkombëtar të drogës në nivele të larta, të kryera nga struktura të mëdha kriminale të organizuara sipas skemave tipike mafioze, me disponueshmëri të burimeve të mëdha financiare.

Sipas raportit të antidrogës italiane “afërsia gjeografike midis Italisë dhe Shqipërisë ka lehtësuar me kalimin e kohës zhvillimin e marrëdhënieve të drejtpërdrejta midis grupeve kriminale puliane dhe shqiptare, veçanërisht për furnizimin, ruajtjen dhe tregtimin e lëndëve narkotike.

Raporti përmend disa operacione të mëdha policore të zhvilluara në rajone të ndryshme të Italisë kundër drogës përgjatë viti 2022 ku në pranga kanë përfunduar dhjetëra shtetas shqiptarë dhe italianë.

“Në janar të vitit 2022 “Guardia di Finanza” e Brindizit zbuloi aktivitetin e rrjeteve italo-shqiptare me ekzekutimin e 23 masave të sigurimit me burg, ndaj shtetasve italianë dhe shqiptarë.

“Grupi shqiptar, së bashku me shtetas italianë, mundi të importonte ngarkesa të konsiderueshme heroine dhe kokaine në provincën e Brindizit, të ardhura përkatësisht nga Turqia – nëpërmjet rrugës ballkanike – dhe nga Holanda,”, thuhet ne raport.

Raporti i antidrogës italiane sjell hollësi për mënyrën e organizmit të rrjeteve të drogës.

“Të dyshuarit, të vetëdijshëm për vëmendjen e mundshme nga forcat e policisë ndaj tyre, mbanin kontakte me furnitorët dhe klientët, duke përdorur pajisje telefonike të koduara, të cilat garantonin “komunikim të sigurt”, si dhe bllokues frekuencash, për të penguar çdo përgjim të komunikimit “midis njerëzve” dhe vendndodhjen GPS të makinave. Pagesa e ngarkesave të drogës bëhej kryesisht me dërgimin fizik të parave drejt Shqipërisë, me anë të “shoferëve”, që operonin në linjën e autobusit në seksionin Vlorë – Italia Veriore, thuhet në raport.

Raporti përmend gjithashtu një operacion të gjerë në Bolonja ku një organizatë italo-shqiptare ishte përfshirë në shitjen e kokainës, hashashit dhe marijuanës. “Në muajin korrik të vitin 2022 u dhanë 31 masa të paraburgimit ndaj të shtetasve shqiptarë dhe italianë përgjegjës për trafikun e drogës dhe tregtimin e drogës”, thuhet në raport lidhur me këtë rast./VOA

Read more

Kualifikime me përmbysje, Freiburg dhe Aston Villa në finale –

Salianjin e respektoj për kontributet e tij në PD –

Atentati/ Viktima Rexhep Ismaili, kryetar i shoqatës “Çamëria” i Sarandës –

Atentati në Sarandë/ Qëllohet me plumb në kokë pronari i karburantit, viktima 66 vjeç –

Të Lidhura

nga 27
23:26 | 07/05/2026
0

Këtë të enjte u luajtën ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Europa League. Pas humbjes 2-1 në takimin e parë ndaj...

Salianjin e respektoj për kontributet e tij në PD –

Salianjin e respektoj për kontributet e tij në PD –

nga 27
22:58 | 07/05/2026
0

Ish-kandidati për deputet i PD në listën e hapur të qarkut Durrës në zgjedhjet e 11 majit, u shpreh gjatë...

Atentati/ Viktima Rexhep Ismaili, kryetar i shoqatës “Çamëria” i Sarandës –

Atentati/ Viktima Rexhep Ismaili, kryetar i shoqatës “Çamëria” i Sarandës –

nga 27
22:42 | 07/05/2026
0

Viktima Rexhep Ismaili, i cili u ekzekutua me plumb në kokë mbrëmjen e sotme, është kryetar i shoqatës “Çamëria” dega...

Atentati në Sarandë/ Qëllohet me plumb në kokë pronari i karburantit, viktima 66 vjeç –

Atentati në Sarandë/ Qëllohet me plumb në kokë pronari i karburantit, viktima 66 vjeç –

nga 27
22:32 | 07/05/2026
0

Ky që shihni në foto është Rexhep Ismaili, 66-vjeçari që u vra me plumb në kokë mbrëmjen e sotme në...

Para
Kush është Jakov Millatoviç, presidenti i ri i Malit të Zi –

Njohja e Kosovës, është çështje e… -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kualifikime me përmbysje, Freiburg dhe Aston Villa në finale –

Kualifikime me përmbysje, Freiburg dhe Aston Villa në finale –

23:26 | 07/05/2026
Salianjin e respektoj për kontributet e tij në PD –

Salianjin e respektoj për kontributet e tij në PD –

22:58 | 07/05/2026
Atentati/ Viktima Rexhep Ismaili, kryetar i shoqatës “Çamëria” i Sarandës –

Atentati/ Viktima Rexhep Ismaili, kryetar i shoqatës “Çamëria” i Sarandës –

22:42 | 07/05/2026
Atentati në Sarandë/ Qëllohet me plumb në kokë pronari i karburantit, viktima 66 vjeç –

Atentati në Sarandë/ Qëllohet me plumb në kokë pronari i karburantit, viktima 66 vjeç –

22:32 | 07/05/2026
Sulm me thika në oborrin e një mobilerie në Nikël, plagosen 2 vëllezërit, në kërkim autorët –

21:52 | 07/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Kualifikime me përmbysje, Freiburg dhe Aston Villa në finale –
  • Salianjin e respektoj për kontributet e tij në PD –
  • Atentati/ Viktima Rexhep Ismaili, kryetar i shoqatës “Çamëria” i Sarandës –
  • Atentati në Sarandë/ Qëllohet me plumb në kokë pronari i karburantit, viktima 66 vjeç –
  • Sulm me thika në oborrin e një mobilerie në Nikël, plagosen 2 vëllezërit, në kërkim autorët –
  • Grushti i fortë e hodhi në tokë/ Zbardhet dinamika e sherrit mes Tchouameni dhe Valverde –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kualifikime me përmbysje, Freiburg dhe Aston Villa në finale –
  • Salianjin e respektoj për kontributet e tij në PD –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com