Rritja e normave të interesit ul kërkesën e individëve për kredi – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rritja e normave të interesit ul kërkesën e individëve për kredi –

08:09 | 01/12/2022
në Shqiperi
0

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Inflacioni i lartë dhe rritja e normave të interesit po sjell gradualisht një rënie të kërkesës për kredi bankare, si në segmentin e kredisë për blerje pronash. Ashtu edhe në atë konsumatore.

Analizat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në tremujorin e tretë të vitit janë shfaqur disa sinjale të para që tregojnë për ngadalësim të kredisë së këtij segmenti. Sikurse vihet re nga shtrëngimi me bazë të gjerë i standardeve të kreditimit. Dhe rënia e kërkesës së individëve për financim.

Kjo ecuri është konfirmuar edhe nga bankat, të cilat evidentojnë rritjen e shpejtë të normave të interesit. Koston e shërbimit të kredisë, shtrëngimin e përgjithshëm të kushteve të kreditimit. Si dhe pritshmëritë për përkeqësimin e të ardhurave dhe aftësisë paguese, veçanërisht për individët me të ardhura më të ulëta.

Flukset tremujore të kredisë hipotekare në tremujorin e tretë ishin rreth 35% më të ulëta se një tremujor më parë. Po kështu në ngadalësim ishte edhe kredia e re e disbursuar për këtë qëllim.

Edhe në tremujorin e tretë, zgjerimi i portofolit në kredi për banesa ka dominuar financimin e individëve nga bankat (rritje vjetore me 17.7%), e mbështetur nga rritja e çmimeve të banesave. Tendenca e individëve për blerjen e tyre për investim dhe produktet favorizuese që bankat ofrojnë për financim.

Por, megjithatë, sinjalet nga tregu tregojnë se kredia për blerje banesash është drejt ritmeve më të ngadalta të rritjes.

Portofoli i kredisë konsumatore ka shfaqur një rritje të moderuar rreth 9%, në nivele të ngjashme me pjesën e parë të vitit. Kjo ecuri ka reflektuar si rënien e kërkesës për zgjerim të financimit. Për qëllime konsumi ashtu edhe shtrëngimin e kushteve të ofertës çmim dhe joçmim.

Sipas Bankës së Shqipërisë, ky është segmenti i parë që reflektoi rritjen e normave, pasigurinë e shtuar, si dhe tolerancën më të ulët të bankave për të marrë më shumë rrezik.

Interesi mesatar i kredisë për individë është rritur për të tretin tremujor radhazi në tremujorin e tretë. Rritja e tyre reflekton jo vetëm rritjen e normës bazë. Por edhe rritjen e yield-it të bonos 12-mujore, e përdorur gjerësisht në indeksimin e kredive ndaj kësaj kategorie.

Interesat e kredisë për individët në tremujorin e tretë janë rritur. Interesi mesatar rezultoi 7.6% në tremujorin e tretë, nga 6.8% dhe 6.5% që ishte mesatarisht në dy tremujorët paraardhës.

Nëse në tremujorin e mëparshëm rritja e interesave ishte margjinale, ky tremujor shënoi rritje të theksuar të interesave. Si për kredinë konsumatorë ashtu dhe për atë për blerje banese.

Rritja më e spikatur në këtë tremujor ishte te kreditë konsumatorë, ku interesi i tyre rezultoi 10.1%, nga 9.2% që ishte mesatarisht në gjysmën e parë të vitit. Interesat e kredisë hipotekare ndërkohë u rritën në 4.5%, nga 3.8% që ishin në gjysmën e parë të vitit.

Ndryshimet e fundit të normës bazë dhe tejçimi i fortë tek yield-et e bonove 12-mujore kanë ndikuar në rritjen e interesave për këtë kategori në muajt e fundit.

Analiza sipas periudhës së fiksimit fillestar të normës së interesit evidenton rritje më të fortë të interesave. Në kategorinë e kredive me fiksim fillestar mbi një vit.

Pesha e kësaj kategorie te individët është më e lartë se te bizneset. Ndaj edhe përçimi i ndryshimit të normës bazë dhe i pritjeve manifestohet më i shpejtë.

Kushtet e termat e kreditimit në kreditë e reja akorduar individëve janë shtrënguar për herë të parë mbas dy viteve.

Bankat ngushtuan korridorin e tolerancës ndaj rrezikut në kreditimin e individëve në tremujorin e tretë. Nën dritën e pasigurive të shtuara dhe kushteve makroekonomike e financiare.

Miratimi i kredive të reja për individët në këtë tremujor u bazua në praktika më të kujdesshme vlerësimi nga ana e bankave. Të cilat u reflektuan në standarde, kushte e terma të shtrënguar kreditimi.

Përqasja më konservatore e bankave në kreditim u shpreh edhe në miratimin e kredive për individët në madhësi më të ulëta sesa ato të kërkuara. Si edhe në shtimin e kërkesave për kolateral në raport me kredinë e marrë.

Revista Monitor

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
U përplas për vdekje nga shqiptari, i jepet lamtumira 21-vjeçares

U përplas për vdekje nga shqiptari, i jepet lamtumira 21-vjeçares

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tela të zhveshur në shtylla elektrike prej druri në zonën e Darsisë, Korreshi thirrje ministrit: Shikoje o Karakaç! –

Tela të zhveshur në shtylla elektrike prej druri në zonën e Darsisë, Korreshi thirrje ministrit: Shikoje o Karakaç! –

16:07 | 19/04/2026
Lubia pronare e 300 apartamenteve dhe dy jahteve –

Po mashtron qytetarët që humbën banesat, është kthyer në avokatin e ndërtuesit Armand Lilo –

15:45 | 19/04/2026
Lubia pronare e 300 apartamenteve dhe dy jahteve –

Rama mban damkën e hajdutit kudo që shkon, është kthyer në avokatin e ndërtuesit Armand Lilo –

15:35 | 19/04/2026
Zjarr masiv në landfillin e Bushatit! Flakët përfshijnë venddepozitimin e mbetjeve –

Zjarr masiv në landfillin e Bushatit! Flakët përfshijnë venddepozitimin e mbetjeve –

15:23 | 19/04/2026
Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit –

Do të ‘rrëzojmë’ termocentralet dhe urat nëse s’ka marrëveshje –

14:53 | 19/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Tela të zhveshur në shtylla elektrike prej druri në zonën e Darsisë, Korreshi thirrje ministrit: Shikoje o Karakaç! –
  • Po mashtron qytetarët që humbën banesat, është kthyer në avokatin e ndërtuesit Armand Lilo –
  • Rama mban damkën e hajdutit kudo që shkon, është kthyer në avokatin e ndërtuesit Armand Lilo –
  • Zjarr masiv në landfillin e Bushatit! Flakët përfshijnë venddepozitimin e mbetjeve –
  • Do të ‘rrëzojmë’ termocentralet dhe urat nëse s’ka marrëveshje –
  • Aksident fatal në Kukës, makina përplas për vdekje këmbësorin 64 vjeçar –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tela të zhveshur në shtylla elektrike prej druri në zonën e Darsisë, Korreshi thirrje ministrit: Shikoje o Karakaç! –
  • Po mashtron qytetarët që humbën banesat, është kthyer në avokatin e ndërtuesit Armand Lilo –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com