Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli e ka cilësuar si abuzim në dëm të konsumatorit rritjen me 38% të nënprodukteve të qumështit krahasuar me një vit më parë.
Sipas tij blegtorët në tre muajt e fundit nuk kanë patur rritje te çmimit të qumështit dhe se prej një jave nuk vihet re rritje e çmimit të naftës dhe gazit që përdor kjo industri. Ai shton se nëse nuk do të ketë një ndërhyrje nga disa autoritete të caktuara, siguria dhe cilësia e ushqimeve do të mbetet një pikëpyetje e madhe dhe konsumatorët do të jenë të përfshirë me produktet e një cilësie jo të lartë.
Ai shtoi se kjo do të kthehet në një ‘’boomerang’’ për këtë industri për shkak se niveli ekonomik në shqipëri nuk i përballon këto çmime të larta dhe do të drejtohen drejt produkteve të rajonit apo produkteve të importit të cilat kanë një çmim më konkurues’’.
Përballë kësaj situate , Resuli ka pohuar se viti 2023 pritet të jetë shumë i veshtirë për sektorin e blegtorisë nëse skema kombëtare që mbështet blegtorët nuk do të funksionojë siç duhet.