Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar pozitivë me Covid, 54 raste të reja.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë nga 670 testime të kryera gjatë orëve të fundit, 54 raste janë konfirmuar pozitivë,
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 15.574 , nga të cilët 625 persona kanë humbur jetën.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 72 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.492 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.457.