Rritet deri në 30% çmimi i qirave të apartamenteve në Tiranë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rritet deri në 30% çmimi i qirave të apartamenteve në Tiranë

09:18 | 09/04/2021
në Kryesore
0

Qiratë në kryeqytet kanë shënuar rritje kohët e fundit, sidomos në zonat perferike.

Një apartament me qira 1+1 edhe në zonën e periferisë, vështirë se e gjen më lirë sesa 25-30 mijë lekë në muaj, ndërsa një vit më parë luhatej në rreth 20 mijë lekë. Kërkesa e lartë nga të ardhurit nga rrethet dhe përmirësimi i cilësisë së mobilimit nga qiradhënësit vlerësohen si arsyet kryesore që kanë nxitur këtë shtrenjtim. Në të kundërt, largimi i të huajve për shkak të pandemisë ka ulur kërkesën për apartamente në qendër dhe të shtrenjta.

Agjencitë imobiliare pohuan për Monitor se qiratë mesatare të apartamenteve 2+1 me mobilim racional për zonat e Astirit, Komunës të Parisit, Rruga e Elbasanit dhe te Liqeni i Thatë pas tërmetit të 26 nëntorit deri tani janë rritur 16 deri 20%.

Read more

“Futbolli është i padrejtë”/ Asani rrëfen zhgënjimin në Varshavë dhe ankthin nga Irani –

Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime –

Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime –

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja –

Rritje të çmimeve në këto zona ka edhe për apartamentet 1+1 deri në 30%. Në periferi siç është zona e Astirit çmimi mesatar i qirasë për apartamente 1+1 është rritur 30%, në Komunën e Parisit 12 %, në rrugën e Elbasanit 10 deri 20% dhe në Liqenin e Thatë 10%.

Te Komuna e Parisit, një apartament 1+1 mund t agjesh me qira me 40 mijë lekë, nga 35 mijë lekë më parë. Te Liqeni i Thatë, shtrenjtimi është dhe më i lartë, nga 35 mijë lekë ka shkuar në 45 mijë lekë. Në të njëjtat nivele janë dhe te Rruga e Elbasanit.

Në zonën e Astirit, ku një apartament 1+1 jepej me qera një vit më parë me rreth 20 mijë lekë, tashmë nuk e gjen më lirë se 25-30 mijë lekë (25 mijë lekë për mobilime jo cilësore).

Ylli Sula, presidenti i grupit “Çelësi” dhe indeksit privat “Kyedata” pohon se aktualisht çmimi i qirave është rritur mesatarisht 6-7%, pas rënies që pësuan në muajt qershor-korrik. Arsyeja e ndryshimit është rritja e kërkesës sidomos nga familjarët që kërkojnë apartamente banime 2+1 me mobilim racional.

“Çmimet e apartamenteve me qira për ambiente banimi 2+1 janë rritur deri në 7% për 2021 pas një rënie që pësuan në periudhën pas karantinës. Arsyeja e rritjes është fluksi i lartë i kërkesës sidomos për të ardhurit nga rrethet. Nëse në muajt e karantinës për shkak të frikës nga infektimet shumë familjarë u larguan në rrethe, rënia e kërkesës ndikoi të ulja e çmimit. Aktualisht vihet re një shtim i fluksit të të ardhurve që kërkojnë të jetojnë në Tiranë”, nënvizon z. Sula.

Shkak është bërë edhe rritja e kërkesës dhe investimi në mobilim nga pronarët. Edhe Ilda Zaloshnja nga agjencia imobiliare “The Point” thotë se ka ndryshim të çmimit të qirave të apartamenteve kryesisht të reja, me mobilim më të kushtueshëm. Për këtë arsye pronarët e tyre pretendojnë t’i japin më shtrenjtë me qira.

Bie kërkesa për shtëpi të shtrenjta

Në kahun tjetër është ulur kërkesa për apartamente me qira, me çmime të shtrenjta. Arsyeja e rënies të kërkesës sipas përfaqësuesit të agjencisë imobiliare “DevInf” është kufizimi i lëvizjeve nga Covid-19 dhe largimi i punonjësve të organizatave ndërkombëtare (shumë prej tyre punojnë online), pasi këto prona me qira në vendin tonë më shumë preferohen nga të huajt.

Qiradhënia rezidenciale për prona të kushtueshme, kryesisht me target të huajt që jetojnë në vendin tonë nis tkurrjen që nga muaji mars i 2020-s. Mbyllja e kufijve dhe kufizimi i lëvizjeve uli kërkesën për këto prona, pasi shumë prej tyre e kishin të pamundur të shpërnguleshin në Shqipëri.

Përfaqësuesit e pasurive të paluajtshme parashikojnë se çmimi i qirave të pronave rezidenciale më shumë do të ketë luhatje rast pas rasti, sesa ndryshim të qëndrueshëm për shkak të nevojës për strehim që nuk lidhet me pandeminë dhe pamundësisë financiare të familjarëve për të blerë apartamente me çmime të larta në Tiranë.

Qiratë u ulën pas pandemisë

Pas përfundimit të karantinës, në periudhën qershor-korrik, sipas agjencive imobiliare çmimet ranë për shkak të shtimit të ofertës nga rritja e numrit të apartamenteve të lëna të lira nga studentët, të larguarit në rrethe apo të individëve që mbetën jashtë Shqipërisë nga mbyllja e kufijve. Arsye tjetër e uljes të çmimit te apartamenteve me qira mesatare ishte edhe rënia e të ardhurave për shumë familjarë që humbën vendet e punës nga kriza e Covid-19./ / Monitor

Etiketa: apartamenteQiratëTirane

Të Lidhura

“Futbolli është i padrejtë”/ Asani rrëfen zhgënjimin në Varshavë dhe ankthin nga Irani –

“Futbolli është i padrejtë”/ Asani rrëfen zhgënjimin në Varshavë dhe ankthin nga Irani –

nga 27
17:38 | 06/04/2026
0

Jasir Asani, njeriu që ka dhuruar rregullisht emocione me të majtën e tij, këtë herë e ndoqi dramën nga tribunat....

Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime –

Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime –

nga 27
17:22 | 06/04/2026
0

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit informon qytetarët se po qarkullojnë mesazhe SMS mashtruese, të cilat...

Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime –

Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime –

nga 27
17:20 | 06/04/2026
0

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit informon qytetarët se po qarkullojnë mesazhe SMS mashtruese, të cilat...

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja –

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja –

nga 27
15:51 | 06/04/2026
0

Një i mitur është aksidentuar dje në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, teksa ndodhet...

Para
Petrit Sulaj

U shoqërua mbrëmë në lidhje me grevën e AlbControl, lirohet ish-drejtori i Aviacionit Civil, Petrit Sulaj

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Futbolli është i padrejtë”/ Asani rrëfen zhgënjimin në Varshavë dhe ankthin nga Irani –

“Futbolli është i padrejtë”/ Asani rrëfen zhgënjimin në Varshavë dhe ankthin nga Irani –

17:38 | 06/04/2026
Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime –

Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime –

17:22 | 06/04/2026
Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime –

Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime –

17:20 | 06/04/2026
Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja –

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja –

15:51 | 06/04/2026
Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet –

Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet –

15:36 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • “Futbolli është i padrejtë”/ Asani rrëfen zhgënjimin në Varshavë dhe ankthin nga Irani –
  • Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime –
  • Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime –
  • Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja –
  • Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet –
  • Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Futbolli është i padrejtë”/ Asani rrëfen zhgënjimin në Varshavë dhe ankthin nga Irani –
  • Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com