Çmimi i naftës bruto do të nisë të rritet, pasi OPEK, karteli i prodhuesve të naftës, arriti një marrëveshje paraprake për të reduktuar prodhimin e arit të zi për herë të parë pas 8 vitesh. Vendet kryesore që eksportojnë naftë ranë dakord për këtë gjatë bisedimeve në Algjeri, në përpjekje për të qetësuar frikën nga mbifurnizimi i tregut.
Mësohet se prodhimi do të bjerë me 700 000 fuçi në ditë, megjithëse reduktimi nuk do të shpërndahet njëlloj në të gjitha vendet e kartelit. Për shembull, Irani do të lejohet që të rrisë prodhimin. Reduktimi i prodhimit u kërkua nga shumë anëtarë të vegjël të OPEK-ut për shkak të rënies së çmimit të naftës gjatë dy viteve të fundit.
Ministri iranian për naftën Bijan tha se OPEK-u mori një vendim të jashtëzakonshëm. Mjaftoi vetëm lajmi për marrëveshjen paraprake që ka ende punë për t’u finalizuar e më pas nënshkruar, që çmimi i naftës bruto të rritej me 6%, duke shkuar në 49% për fuçi. Sipas pjesëmarrësve në takim, detajet e plota të paktit do të finalizohen në takimin formal të OPEK-ut në nëntor.