Rritet çmimi i vajit të lulediellit, arrin rekordin e 330 lekë/litër – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rritet çmimi i vajit të lulediellit, arrin rekordin e 330 lekë/litër

08:40 | 11/03/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Çmimi i vajit të lulediellit për muajin mars është rritur 32.5% në krahasim me muajin shkurt të këtij viti.

Çmimi i vajit “Floriol” i importuar nga Hungaria për muajin mars u tregtua me pakicë 330 lekë/litër nga 249 lekë/litër që u shit në shkurt. Në të njëjtat nivele rritje për muajin mars ka shënuar edhe vaji i misrit (31%) shitet 340 lekë/litër nga 260 lekë/litër që është shitur më parë.

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë “Erbiron sh.p.k”, e cila ka ekskluzivitetin e importit të vajit të botiluar hungarez “Floriol”, Tedi Maraj, tha për “Monitor” se aktualisht po furnizohen me çmim 1,8 euro/litër, pa përfshirë kostot e larta të transportit dhe TVSH-në.

Read more

Ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur –

Trafikonte fëmijë për lypje në Athinë, ekstradohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg –

Sezon pothuajse perfekt, Bayern Munich kërkon të barazojë rekordin evropian që mbahet prej vitit 1948 –

Aksident në galeritë e Trepçës, 18 minatorë bllokohen nën tokë –

Sipas tij rritja e çmimit është ndikuar së tepërmi nga mbyllja e importeve pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë, panikut të krijuar në tregjet europiane për gjetjen e furnizimeve dhe shtrenjtimi i tarifave të transportit.

“Për shkak të luftës Rusi-Ukrainë shumica e grosistëve të vajit në Europë i janë drejtuar Hungarisë për importe. Për shkak të mungesës të importeve nga Rusia dhe Ukrainë, kërkesa e lartë e Europës e ndikuar edhe nga paniku, po synohet të përballohet më tepër nga Hungaria dhe shtetet e tjera të Europës.

Shumë kompani nga Italia dhe Kosova madje kanë kërkuar të bëjnë vajin nga ne, për shkak edhe të bllokimit të importit nga Serbia, por e kemi të pamundur t’i furnizojmë, pasi parësor është tregu vendas. Aktualisht çmimi i furnizimeve të vajit nga Hungaria është 1,8 euro/litër, pa përfshirë transportin dhe TVSH-në”, nënvizon z. Maraj.

Importuesit paralajmërojnë vështirësi për furnizimin e vajit nga muaji prill, pasi Hungaria ka njoftuar rritjen e çmimit në 2,8 euro/litër, ndërsa tarifat e transportit janë rritur 40%. “Për muajin mars kemi siguruar furnizim me çmim 1,8 euro/litër. Nuk do të ketë mungesë në treg.

Për muajin prill furnizimi me vaj luledielli parashikohet të jetë shumë i vështirë për shkak të shtrenjtimit të lartë të çmimit. Në kahun tjetër edhe tarifat e transportit janë shtrenjtuar. Para muajit janar 2021 tarifa e transportit për 1 tren (15 vagona) me vaj luledielli kushtonte 28,000 euro.

Aktualisht çmimi është 46,000 euro. Prioritet për kompaninë është furnizimi me vaj luledielli për konsumatorin shqiptar, pavarësisht kostove të larta”, thotë përfaqësuesi i kompanisë “Erbiron”.

Importet e “Vajra dhe dhjamëra kafshore apo vegjetale” nga Rusia u rritën me 10% në 2021-n në krahasim me një vit më parë, sipas të dhënave të INSTAT, duke përbërë 17% të totalit. Në të njëjtën linjë u rritën importet nga Hungaria (3,5%), Italia (4%), ndërsa importet nga Ukraina pësuan rënia 7%.

Rusia, Ukraina, Hungaria, Serbia dhe Bullgaria janë furnizuesit kryesorë të tregut shqiptar me vaj ushqimor luledielli. Më pas e ndjekin edhe shtete të tjera të Europës, si Italia, Gjermania dhe Greqia, por në sasi më të vogël.

Në Shqipëri, aktualisht nuk punon asnjë rafineri e përpunimit të vajit grexho (vaj i papërpunuar). Kompanitë vetëm sa ambalazhojnë me logon e tyre vajin e përpunuar të importit./MONITOR

 

Etiketa: cmimvaj lluledielli

Të Lidhura

Ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur –

Ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur –

nga 27
14:49 | 14/05/2026
0

Shtëpia e Bardhë, ka lëshuar një komunikatë rreth takimit të presidentit amerikan, Donald Trump, me atë të Kinës, Xi Jinping....

Trafikonte fëmijë për lypje në Athinë, ekstradohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg –

Trafikonte fëmijë për lypje në Athinë, ekstradohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg –

nga 27
14:21 | 14/05/2026
0

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Greqia shtetasin Mustafa Saliu, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Durrësit me 18 vite...

Sezon pothuajse perfekt, Bayern Munich kërkon të barazojë rekordin evropian që mbahet prej vitit 1948 –

Sezon pothuajse perfekt, Bayern Munich kërkon të barazojë rekordin evropian që mbahet prej vitit 1948 –

nga 27
13:59 | 14/05/2026
0

Bayern Munich po zhvillon një sezon spektakolar, pavarësisht se eliminimi nga Champions League mes polemikave e “zbehu” disi ecurinë e...

Aksident në galeritë e Trepçës, 18 minatorë bllokohen nën tokë –

Aksident në galeritë e Trepçës, 18 minatorë bllokohen nën tokë –

nga 27
13:37 | 14/05/2026
0

Tetëmbëdhjetë minatorë kanë mbetur të bllokuar në minierën e Stantërgut që nga ora 01:30 e mëngjesit të 14 majit, pas...

Para
Beatrix kthehet nga pushimet, drekon me Monikën

Beatrix kthehet nga pushimet, drekon me Monikën

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur –

Ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur –

14:49 | 14/05/2026
Trafikonte fëmijë për lypje në Athinë, ekstradohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg –

Trafikonte fëmijë për lypje në Athinë, ekstradohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg –

14:21 | 14/05/2026
Sezon pothuajse perfekt, Bayern Munich kërkon të barazojë rekordin evropian që mbahet prej vitit 1948 –

Sezon pothuajse perfekt, Bayern Munich kërkon të barazojë rekordin evropian që mbahet prej vitit 1948 –

13:59 | 14/05/2026
Aksident në galeritë e Trepçës, 18 minatorë bllokohen nën tokë –

Aksident në galeritë e Trepçës, 18 minatorë bllokohen nën tokë –

13:37 | 14/05/2026
Problem mbetet pandëshkueshmëria, nuk bëhemi europianë duke hapur kapitujt vetëm në letër –

Problem mbetet pandëshkueshmëria, nuk bëhemi europianë duke hapur kapitujt vetëm në letër –

13:31 | 14/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur –
  • Trafikonte fëmijë për lypje në Athinë, ekstradohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg –
  • Sezon pothuajse perfekt, Bayern Munich kërkon të barazojë rekordin evropian që mbahet prej vitit 1948 –
  • Aksident në galeritë e Trepçës, 18 minatorë bllokohen nën tokë –
  • Problem mbetet pandëshkueshmëria, nuk bëhemi europianë duke hapur kapitujt vetëm në letër –
  • Riafirmohet mbështetja për Kosovën në NATO, dështon kushtëzimi i Greqisë për mosnjohje –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur –
  • Trafikonte fëmijë për lypje në Athinë, ekstradohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com