Rritet çmimi i bukës, paralajmërohet në të gjithë tregun – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rritet çmimi i bukës, paralajmërohet në të gjithë tregun

16:15 | 07/09/2021
në Kryesore
0

Prej 2 javësh disa furra në vend kanë rritur çmimin e bukës me 10 lekë, duke e çuar në 80 lekë, me një shtrenjtim rreth 14%.

Anëtarë të Shoqatës të Prodhuesve të Bukës, Pastiçerive dhe Brumrave thonë se së shpejti rritja e çmimit të bukës me 10 lekë do të ndodhë në të gjithë tregun. Arsyeja kryesore e rritjes të çmimit të bukës është rritja e çmimit të mielllit në tregun vendas me 5 lekë/kg që në fillim të muajit gusht.

Anëtarë të Shoqatës të Prodhuesve të Bukës pohuan për Monitor se shqetësuese për ta është edhe shtrenjtimi i çmimit të përbërësve të tjerë, ndërsa në terësi sektori po vuan edhe mungesën e punonjësve për shkak të emigrimit. Kompanitë e blojës në vend shpjeguan se prej 1 viti ata po blejnë grurë me çmim 60% më të lartë se vjet dhe kjo i ka detyruar ata të rrisin 10% çmimin nga fillimi i muajit gusht. Operatorët paralajmëroijnë se rritja e miellit do të shkojë deri 20%, për shkak të krizës të prodhimit të grurit në botë. Rritje të lartë këtë vit parashikohet të ketë edhe për çmimin e makaronave si ato të importit dhe të prodhuar në vend, për shkak të shtrenjtimit të fortë të miellit të grurit për prodhimin e tyre.

Read more

A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha –

Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel, së shpejti do t’i hiqet edhe masa e arrestit –

Raporti IBAR për integrimin mbeti në klasë, Rama mashtroi me pasaportën e BE dhe nxjerr atë të Vuçiçit –

Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës –

Disa furra rritën çmimin me 10 lekë; Paralajmërohet rritje në të gjithë tregun, nëse shtrenjtimi i miellit nuk ndalet

Anëtarë të Shoqatës të Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumrave thanë për Monitor se rritja e çmimit me 10 lekë prej 2 javësh ka qenë individuale. Nëse rritja e çmimit të miellit do të vazhdojë, shtrenjtimi i bukës në të gjithë tregun është i pashmangshëm. “Nga disa operatorë në treg ka pasur rritje të çmimit të bukës me 10 lekë, për shkak të shtrenjtimit të çmimit të mileit me 5 lekë/kg, rritjes të çmimit të vajit, margarinës. Rritja ka qënë individuale, për shkak edhe të qirasë apo kredisë që mund të kenë prodhuesit e bukës. Vështirësi janë krijuar edhe nga mungesa e punonjësve, që shumë prej tyre po emigrojnë, pasi kërkojnë paga të larta. Ende nuk ka rritje të çmimit të bukës nga të gjithë operatorët. Të tjerë janë përpjekur që të amortizojnë koston e lartë, por gradualisht rritja për 10 lekë për bukë pritet të nisë në të gjithë tregun, nëse do të vijohet me rritje të çmimit të grurit”, pohuan anëtarë të Shoqatës të Prodhuesve të Bukës.

Shtrenjtimi i grurit 65% në bursa rrit çmimin e miellit në tregun vendas

Administratori i kompanisë “Bloja” dhe “Prima”, Adi Haxhiymeri pohoi për Monitor se prej gati një viti çmimi i grurit në tregjet e huaja është shtrenjtuar rreth 65%.

Arsyet sipas tij janë rënia e prodhimit të shteteve më të mëdha prodhuese, por edhe për shkak të thatësirës dhe përmbytjeve në disa vende të europës.

Z. Haxhiymeri nënvizon se këto faktorë kanë ndikuar te rritja e kostos të prodhimit të miellit, duke ndikuar edhe të shtrenjtimi i shitjes të miellit me 5 lekë/kg përgjatë gjithë muajit gusht. “Po bëhet gati viti që çmimi i grurit në tregjet e huaja është rritur 60-65%. Konkretisht vjet në muajin tetor çmimi i grurit ishte 220 dollarë/ton (i zhdoganuar) dhe sot që flasim po zhdoganohet me 360 dollarë/ton.

Çmimi i lartë ka ndikuar të kostot e miellit. Në krahësim me rritjen e lartë të çmimit të grurit, mielli është rritur 10-12%. Pra nga 50 lekë/kg mielli është bërë 55 lekë/kg përgjatë muajit gusht. Rritja pritet të shkojë më tutje, pasi nuk arrin të mbulohet kjo diferencë, pavarësisht rezervave që kanë kompanitë. Rritja tjetër do të jetë e pashmangshme.

Arsyet e rritjes të çmimit të grurit në bursa kanë ardhur për shkak të rënies të prodhimit nga shtetet, si: SHBA, Kanada dhe Rusia, pa llogaritur dëmet që shkaktuan përmbytjet në Gjermani, Francë etj dhe thatësirat në pjesën tjetër të globit, nga shteti i Australisë e më tej. Thatësirat jo vetëm që ndikuan te rënia e prodhimit, por edhe te rendimenti, pasi temperaturat e larta e thanë shumë kokrrën e grurit. Një tjetër arsye është edhe rritja e konsumit të grurit nga Kina. Kina këtë vit ka rritur kërkesën për import 10-20 mln tonë më shumë se vjet, ndërkohë që vetë tregu ka pësur rënie prodhimi me 20 mln tonë. Të gjitha këto arsye krijuan këtë krizë të madhe”.

Përfaqësuesi i kompanisë “Bloja” dhe “Primo”Adi Haxhiymeri thotë se për të amortizuar disi rritjen e çmimit të grurit në bursat e huaja, qeveria duhet të ndërhyjë me heqjen e TVSH-së të grurit dhe miellit. “Kjo është një kërkesë e përsëritur nga kompanitë e blojës. Ende nga qeveria nuk marrë ndonjë masë konkrete. Heqja e TVSH-së 20% përkohësisht do të amortizonte disi rritjen e çmimit të miellit.”

Makaronat këtë vit do të kenë shtrenjtimin më të lartë

Çmimi më i lartë te produktet e brumërave këtë vit pritet të jetë te makaronat. Arsyeja është dyfishimi i çmimit të grurit të fortë për prodhimin e makaronave. “Është hera e parë në histori që çmimi i grurit të makaronave është rritur mbi 100%. Kjo rritje e lartë pritet shumë shpejt të reflektohet të çmimi i makaronave të importit dhe ato të prodhuara në vend. Ndikimi pritet të jetë i fortë në të gjithë botën. Kanadaja prodhoi 80% më pak grurë të fortë (për makaronat), Franca 40% më pak dhe të gjitha zonat e tjera prodhuan më pak. Të gjitha kompanitë e prodhimit të makaronave në botë kanë paralajmëruar rritjen e tyre”, thekson z. Haxhiymeri.

Vjet në vendin pas hapjes të ekonomisë konsumi më i lartë ndër produktet e shportës ishte për makaronat. Në muajt e verës të vitit të kaluar konsumi i makaronave u rrit 79% më shumë se në 2019 sipas drejtoreshës të Financës, znj. Junis Uruçi në kompaninë e tregtimit të produkteve ushqimore, “Teuta”. Përfaqësuesja e kompanisë “Teuta” pohoi më herët se rritje të lartë të konsumit në verën e 2020 pati edhe për drithërat e shëndetshme me 74% më shumë se në 2019.

/Monitor/

Etiketa: Cmimi i miellitkonsumatoriPastiçerive dhe BrumraveqytetaretRritet çmimi i bukësRritet çmimi i bukës paralajmërohet në të gjithë tregunShoqata e Prodhuesve të Bukës

Të Lidhura

A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha –

A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha –

nga 27
13:21 | 17/03/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur këtë të martë në lidhje me zgjedhjet për kryetar që pritet të...

Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel, së shpejti do t’i hiqet edhe masa e arrestit –

Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel, së shpejti do t’i hiqet edhe masa e arrestit –

nga 27
13:13 | 17/03/2026
0

Në konferencën e zhvilluar këtë të martë me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se Ergys Agasi,...

Raporti IBAR për integrimin mbeti në klasë, Rama mashtroi me pasaportën e BE dhe nxjerr atë të Vuçiçit –

Raporti IBAR për integrimin mbeti në klasë, Rama mashtroi me pasaportën e BE dhe nxjerr atë të Vuçiçit –

nga 27
13:09 | 17/03/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama ma ngelur në klasë sa i takon integrimit në BE....

Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës –

Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës –

nga 27
12:53 | 17/03/2026
0

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi akuzohet për tentativë vrasjeje të bashkëshortes së tij, pasi nuk pranonte ndarjen që ajo...

Para
Arrestohet Ilir Selmani, dyshohet si vrasësi i Santiango Malkos (film)

Policia bën bilancin e 72 orëve: Mbi 7 mijë gjoba dhe 34 shoferë të arrestuar

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha –

A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha –

13:21 | 17/03/2026
Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel, së shpejti do t’i hiqet edhe masa e arrestit –

Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel, së shpejti do t’i hiqet edhe masa e arrestit –

13:13 | 17/03/2026
Raporti IBAR për integrimin mbeti në klasë, Rama mashtroi me pasaportën e BE dhe nxjerr atë të Vuçiçit –

Raporti IBAR për integrimin mbeti në klasë, Rama mashtroi me pasaportën e BE dhe nxjerr atë të Vuçiçit –

13:09 | 17/03/2026
Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës –

Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës –

12:53 | 17/03/2026
Ushtria shqiptare nuk ekziston, e kemi shkatërruar qëllimisht për t’i shërbyer Serbisë –

Ushtria shqiptare nuk ekziston, e kemi shkatërruar qëllimisht për t’i shërbyer Serbisë –

12:33 | 17/03/2026

Më Të Lexuarat

  • A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha –
  • Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel, së shpejti do t’i hiqet edhe masa e arrestit –
  • Raporti IBAR për integrimin mbeti në klasë, Rama mashtroi me pasaportën e BE dhe nxjerr atë të Vuçiçit –
  • Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës –
  • Ushtria shqiptare nuk ekziston, e kemi shkatërruar qëllimisht për t’i shërbyer Serbisë –
  • ‘E meriton pas asaj dite’/ Kamerat kapin ‘mat’ Ballën, kush është personi që i ofron orën luksoze –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha –
  • Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel, së shpejti do t’i hiqet edhe masa e arrestit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com