Elbasani është përfshirë nga një ngjarje e rëndë mbrëmjen e kësaj të diele. Korrespondenti i Panorama.al bën me dije se është goditur me sende të forta Kancelari i Gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi. Ngjarja ka ndodhur jo më larg se 100 metra nga drejtoria e policisë në Elbasan. Burime bëjnë me dije se Sulkuqi është goditur disa herë me levë në trup nga persona të paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur sapo kancelari i Gjykatës ka dalë nga një bar-kaf, jo më larg se 100 metra nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit. Aktualisht kancelari i Gjykatës së Elbasanit po merr trajtim mjekësor në spitalin kururgjikal në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli”.