Gjykata ka lënë në burg me afat 30 ditë 57-vjeçarin, i cili rrëzoi dy shtylla të tensionit të lartë në laç. Mësohet se gjatë seancës së sotme Sandër Nezha ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, por që gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg.
Kujtojmë se një javë më parë policia njoftoi se ky persona kishte dëmtuar shtyllat e energjisë elektrike duke lënë pa drita gjithë zonën.
Nezha akuzohet për “Shkatërrim i rrjetit elektrik” me pasoja të rënda, por që fatmirësisht nuk pati të lënduar pasi institucionet përgjegjëse ndërhynë në kohë.