Gjashtë persona kanë humbur jetën ditën e sotme, pasi avioni të cilin po udhëtonin ka rënënë Rusi.
Bëhet me dije se nga 7 persona që ndodheshin në avion, vetëm një vajzë 6 vjeç ka arritur të shpëtojë.
Aeroplani është rrëzuar pak para se të ulej në fshatin Nelkan, rreth 1.000 km larg kryeqytetit të krahinës, Khabarovsk.
Ekspertët dyshojnë për tre shkaqe, kushtet e motit, gabimet e pilotit ose probleme teknike.
Helikopteri mjekësor mori në bord fëmijën e mbijetuar, dhe e transportuan për në spitalin më të afërt dhe po përcaktojnë gjendjen e saj shëndetësore.