Dy ditë përpara protestës së opozitës, pjesa e hollit të Kryeministrisë po rrethohet. Në videon e siguruar nga Ora News, shihen punëtorët që kanë ngritur skelat prej hekuri për të rrethuar pjesën e led-it, që është edhe pjesa më delikate e ndërtesës.
Ende nuk dihet nëse mund të ketë akte dhune në protestë, ndërsa kryeministri Rama do të jetë në Vlorë në kuadër të takimeve “Për Bashkinë që duam”.