Rrethi i frikshëm vicioz ku po na fusin votimet e Edi Ramës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrethi i frikshëm vicioz ku po na fusin votimet e Edi Ramës

08:01 | 27/05/2021
në Kryesore
0

Read more

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Nga Enton Palushi
Para dy vitesh, universiteti i Jelit publikoi një libër të autorëve Nic Cheeseman dhe Brian Klaas me titull “Si të manipulosh zgjedhjet”, një analizë brilante për proceset zgjedhore në mbarë botën. Sipas studimit, i cili bazohet në qindra procese zgjedhore, liderët autoritarë që pranojnë të mbajnë zgjedhje, mund të qëndrojnë më gjatë në pushtet se autokratët që refuzojnë të lejojnë popullin të votojë. Arsyeja është e thjeshtë: ata manipulojnë votat. Në këtë mënyrë edhe qëndrojnë në pushtet, edhe i thonë botës demokratike perëndimore se po mbajnë votime.

Manipulimet zgjedhore janë një industri miliardash që vjen vetëm duke u përsosur. Parimi kryesor i kësaj industrie është se manipulimi duhet të kopsitet përpara se të printohen fletët e votimit. Vjedhjet zgjedhore bëhen në shkelje të ligjit, por edhe duke e zbatuar ligjin. Qetësia e ditës së votimeve u shërben vetëm vëzhguesve dhe ndërkombëtarëve për të hartuar ndonjë raport pozitiv. Ndërsa proceset zgjedhore po shtohen, demokratizimi për ironi vjen duke u zvogëluar.

“Ju ndoshta mendoni se zgjedhjet i dobësojnë autokratët. Mendohuni sërish. Zgjedhjet në fakt i ndihmojnë despotët që të rrisin kontrollin e tyre ndaj pushtetit. Mbajtja e zgjedhjeve difektoze i lejon këto qeveri problematike që të sigurojnë qasje në burime të vlefshme ekonomike, ndërsa forcojnë partinë në pushtet dhe- në shumë raste- përçajnë opozitën. Si pasojë, një numër regjimesh autokratike, që duket sikur janë në pikën e vdekjes, përdorin kutinë e votimit për të rivendosur dominimin e tyre politik. Fasada e demokracisë po kthehet në një mjet shtypjeje sepse një numër gjithmonë e më i madh udhëheqësish kanë zbuluar se si të manipulojnë zgjedhjet- ose të punësojnë dikë për ta bërë këtë. Në shumë pjesë të botës, manipulimi i zgjedhjeve nuk është përjashtim, por normë”, theksojnë autorët.

Problemi kryesor është se të gjithë këta liderë autokratë e kanë kuptuar se edhe nëse bota demokratike u thotë ndonjë llaf për prekjen e zgjedhjeve, realisht nuk u bëjnë gjë. Fakt është se sot rrallë ka ndonjë shembull bindës ku dikujt që ka prekur zgjedhjet, i ka hyrë ndonjë “gjemb në këmbë”. Dhe këtu nuk bëhet fjalë për dhjetëra liderë autokratë në Afrikë, Azi apo Amerikë Latine, por merrni shembujt më të bujshëm mediatikë në botë. Lukashenkos- të cilit gazeta BILD ia publikoi manipulimet zgjedhore si Edi Ramës- nuk i ndodhi gjë; Maduros as që bëhet fjalë; Erdogani nuk shqetësohet për asgjë; Vuçiçi me disa miq të tij në BE nuk e vënë ujin në zjarr, pa folur këtu për Putinin, që të vetmin lider të opozitës, edhe atëherë kur nuk e vret me helm, e kalb në qeli.

Këtë gjë kaq të thjeshtë mendon se ka zbuluar edhe Edi Rama. Zgjedhjet në Shqipëri janë prekur, por manipulim industrial disa herë radhazi po bën vetëm Edi Rama.

Kushdo që ka pak memorie politike e di sa ndryshe kanë qenë gjërat. Përpara se Rama të niste konsolidimin e pushtetit, raportet që publikoheshin nga Transparency International apo Freedom House kishin efekt shokues në vend. Deklaratat e OSBE apo të Këshillit të Europës shkaktonin tërmet. Qëndrimet e Bashkimit Europian ishin të padiskutueshme. Kurse fjala e amerikanëve i vinte kapak çdo gjëje.

Sot në Shqipërinë e Edi Ramës, për raportet e Transparency dhe Freedom House nuk pjerdh njeri. OSBE dhe KiE nuk dihet nëse ekzistojnë më. Bashkimin Europian dhe integrimin nuk e zë më kush në gojë seriozisht. Kurse SHBA u bë kohë që nuk shihet si simbol i zgjedhjeve të ndershme, aq më pak i rezistencës për votën e lirë.

Në këtë mënyrë, Edi Rama po e çon vendin frikshëm drejt një rrethi vicioz. Ai vetë do të marrë zgjedhjet duke përdorur pushtetin dhe manipulimet. Opozita do zhytet në depresion edhe atëherë kur ka marrë vrull. Opinioni publik, të blerë e të pablerë, do i turren të dobëtit se përse nuk mbrojti votat. Opozita e kompleksuar do të kritikohet edhe kur ngre struktura për të ruajtur vullnetin e qytetarëve. Perëndimi do të kërkojë vazhdimisht që protestat të jenë paqësore. Njohja e zgjedhjeve bëhet objektiv primar, duke lënë mënjanë manipulimet.

Më e rënda është se në këtë rreth vicioz do të vazhdojë pakënaqësia ndaj politikës, mosbesimi te gara, urrejtja ndaj demokracisë, polarizimi ekstrem, varfëria në rritje, hendeku mes të pasurve dhe të varfërve, zhgënjimi nga drejtësia, shpopullimi masiv etj. Kulmi pastaj është që në këtë deformim kaq strukturor, të presësh që do vijë një valë e stërmadhe votash që do përmbysë çdo manipulim.

Edhe shpresa e ndërkombëtarëve se këtë rreth vicioz do e thyejë reforma në drejtësi u shkërmoq keqazi në këto zgjedhje. SPAK u tregua më së paku skandaloz në dy rastet flagrante të këtyre zgjedhjeve. Kur shpërtheu afera e patronazhistëve, SPAK tronditi Gjykatën e Strasburgut sepse iu turr gazetarëve dhe jo zyrtarëve socialistë. Kurse në rastin e vrasjes së Elbasanit, prokurorët e SPAK i ‘përdhunoi’ i vetëm Ardi Veliu, duke mos i lënë të hapin gojën teksa mashtronte live opinionin. Sa për blerjet e votave me legalizimet dhe skandalin prej dhjetëra milionë euro me fondet e buxhetit të shtetit, me të cilat u manipuluan fatkeqët e tërmetit, as që flitet fare në korridoret e drejtësisë.

Vendi po futet në këtë mënyrë në ditët më të zymta dhe më të vështira. Ky rreth vicioz po e lë Shqipërinë pa perspektivë, siç shkruante një analist gjerman. Fakt është se tensioni mbetet aty dhe ai ka vazhdimisht tendencë për të thyer rrethimin. Derisa të vijë një ditë kur të ndodhë ndonjë shpërthim, për të cilin nuk do ketë ndërkombëtar që të bëjë “kufizim dëmesh”.

Etiketa: Enton PaloshiVotimet e Edi Rames

Të Lidhura

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

nga 27
23:03 | 03/06/2026
0

Duket se protesta e sotme ende nuk ka përfunduar. Protestuesit, pasi u shpërndanë me grupe në disa zona të Tiranës,...

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

nga 27
22:43 | 03/06/2026
0

Elseid Hysaj ishte një nga protagonistët e ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Izraelit, jo vetëm për paraqitjen në fushë, por...

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

nga 27
22:19 | 03/06/2026
0

Rolando Maran e ka nisur keq aventurën e tij në krye të Kombëtares shqiptare, duke u mposhtur me rezultatin 0-1...

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

nga 27
21:07 | 03/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama foli sot në një intervistë për CNN International, ku u pyet për projektin në Zvërnec. Gjatë fjalës...

Para
Vuçiç: Kurrë s’kam takuar shqiptarët në mënyrë sekrete, po luftojmë për Kosovën kundër 19 vendeve të botës

Vuçiç: Përmirësimi i raporteve Prishtinë-Athinë nuk është lajm i mirë për Serbinë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

23:03 | 03/06/2026
Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

22:43 | 03/06/2026
Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

22:19 | 03/06/2026
Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

21:07 | 03/06/2026
Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

20:39 | 03/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –
  • Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –
  • Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –
  • Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…
  • Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –
  • Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –
  • Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com