Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë natës ka pasur problematika në disa akse të vendit.
Në LLogara ka pasur rrëshqitje të dheut ku një masiv i madh ka bllokuar rrugën duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve në aksin Orikum-Llogora.
Mësohet se kalimi i mjeteve në rrugë po bëhet me vështirësi pranë fshatit Dukat.