Rreth 14 persona rezultojnë të zhdukur pas rrëshqitjes së dheut në një luginë të thellë malore në Zvicër, pranë kufirit me Italinë.
Policia tha se një tjetër grup prej 6 personash rezultonte gjithashtu i humbur, edhe pse nuk është e qartë nëse këta individë gjendeshin në zonë kur ndodhi rrëshqitja e dheut.
Personat e zhdukur mendohet të jenë alpinistë. Tragjedia ndodhi të mërkurën kur 4 milionë metër kub balte dhe gurësh ranë nga mali “Piz Cengalo”.