Lidhur me lojtarin që do të mbajë shiritin e kapitenit, trajneri Panuçi u shpreh se kapiten do të jetë ai që ka luajtur më shumë ndeshje me Kombëtaren.
Pas zëvendësimit të Ansi Agollit mbrëmjen e djeshme, shiriti i kaloi Mërgim Mavrajt, edhe pse nuk është ai që ka më shumë ndeshje me fanellën kuqezi pas Agollit. Nëse merrej kjo parasysh, kapiten duhej të ishte Lila.
Para Mavrajt, në fushë ishin emra të tjerë me më shumë ndeshje me fanellën kuqezi: Roshi, Hyka dhe Berisha.