Policia Rrugore e Tiranës ka rikujtuar rregullat që prindërit duhet të kenë parasysh ndërsa udhëtojnë me makinë. Fëmijët deri në 4 vjeç duhet të ulen vetëm në sediljen e pasme dhe t’u vendoset sistem fiksimi.
Fëmijët deri në 12 vjeç mund të ulen në sediljen e parme, vetëm nëse u vendoset sistem fiksimi.
“Mosrespektimi i këtyre rregullave, të parashikuara në nenin 170 të Kodit Rrugor, ndëshkohet me gjobë 5.000 – 15.000 lekë të rinj dhe pezullim të lejes së drejtimit nga 6 deri në 12 muaj”, njofton policia.