Rrëfimi prekës i gruas së Saimir Grekut: Një natë para tërmetit folëm aq gjatë sikur nuk do të flisnim më kurrë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi prekës i gruas së Saimir Grekut: Një natë para tërmetit folëm aq gjatë sikur nuk do të flisnim më kurrë

18:09 | 03/12/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Prej 26 nëntorit, në familjen Greku, në Thumanë, ka pllakosur dhimbja. Të mbledhur nga Amerika e Franca, familjarët kanë ardhur për t’iu dhënë lamtumirën e fundit tre anëtarëve të kësaj familjeje, Saimir Greku, 30 vjeç, Pëllumb Greku, 57 vjeç, dhe Çelike Greku, 57 vjeç, që humbën tragjikisht jetën nën rrënojat e tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.4.

Me lot në sy dhe e veshur në të zeza, bashkëshortja e 30-vjeçarit Sajmir Greku, i cili doli i gjallë nga rrënojat, por që ndërroi jetë pas disa orësh në spital, tregon për gazetarin e “News24” dhe  “BalkanWeb”, Enver Doçi ëndrrat e tij dhe bisedën e fundit me të.

E reja rrëfen mes lotësh se vajza ishte gjithçka për Sajmirin dhe se thoshte gjithmonë që do bënte të pamundurën për t’i ofruar një të ardhme më të mirë. Ai tregon gjithashtu se Sajmiri kishte aplikuar për vizë amerikane, për të shkuar në SHBA, që të fitonte më shumë për vajzën, por që herën e parë kishte marrë përgjigje negative dhe po bënte sërish letrat, pasi i kishin dhënë shpresë.

Read more

Ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t kërkon zëvendësimin e masës së arrestit, pjesë e dosjes së Ergys Agasit –

Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç –

Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit –

Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit –

Gjithashtu, ajo rrëfen dhe momentin kur mori vesh lajmin e hidhur se burri i saj me prindërit ndodheshin nën rrënoja, pasi vetë kishte shkuar me vajzën te prindërit e saj.

“Për fatin tim dhe të vajzës rastisëm të ishim te prindërit e mi. I ramë në telefon tim shoq, por nuk m’u përgjigj. Pastaj më merr kushërira dhe më thotë që pallati jonë ishte shembur i gjithi, dhe që kanë ngelur brenda Miri dhe prindërit. Iu thashë të shkojnë të ndihmojnë për të hequr gurët. U ngrita, u vesha dhe u nisa direkt me babanë e xhaxhanë tim, qëndrova aty deri kur Miri doli, e pashë me sytë e mi.

Ndenja dhe te spitali gjatë gjithë kohës, pasi doli nga operacioni e takova, por nuk ishte në gjendje as të më shikonte, as të më fliste. Pastaj qëndrova sërish aty, por për fatin e keq nuk arriti të mbijetonte dhe në 5 të mëngjesit ndërroi jetë”, tregon e reja për gazetarin Doçi.

Çfarë iu tha kur iu përcolli?

Më tha të rrija deri të dielën që të kënaqej me vajzën dhe që do na përcillte ai me makinë. E hipte gocën sipër makinës, duke e puthur, pasi e donte shumë dhe e kishte pikën e dobët. Thoshte që për vajzën do bëjë gjithçka, edhe pse lodhej e vritej. Thoshte që do bënte gjithçka për të, që të kishte të gjitha kushtet. Ai aplikoi dhe për vizë amerikane, që të shkonte te daja, për t’i ofruar një të ardhme më të mirë vajzës. Ata i dhanë një përgjigje negative dhe po bënte sërish letrat, sepse i dhanë shpresë, vetëm që vajza të kishte të ardhme më të mirë, por që nuk arriti dot. Thoshte që do ta bëj vajzën balerinë, më të mirë.

Ai thoshte se edhe sikur dhjetë fëmijë të kishte, vetëm këtë do të donte. Punonte në një fabrikë, merrej me xhama, kishte kolegë e pronarë të mirë. Para se të iknim biseduam për gjithçka, sikur na e ndjeu zemra që do ishte takimi i fundit. Nuk kishim folur më parë aq gjatë, sepse vinte i lodhur nga puna dhe flinte. Ndërsa atë natë ndjeni shumë, biseduam deri vonë, sikur na e ndjeu zemra që s’do bisedonim më kurrë. Të nesërmen folëm në kamer për tërmetin që ra në darkë dhe më tha “shyqyr që je atje, se ke frikë”. Bëj apel që vajza ime të ketë diçka, edhe pse do ketë gjithmonë mungesën e tij.

Etiketa: gruaja e viktimesPëllumb GrekuSaimir grekutërmeti

Të Lidhura

Ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t kërkon zëvendësimin e masës së arrestit, pjesë e dosjes së Ergys Agasit –

Ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t kërkon zëvendësimin e masës së arrestit, pjesë e dosjes së Ergys Agasit –

nga 27
09:53 | 17/03/2026
0

 Ish-zv/drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Hava Delibashi, ka paraqitur kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë. Delibashi...

Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç –

Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç –

nga 27
09:23 | 17/03/2026
0

Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Donika Gërvalla, ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me një editorial të përbashkët...

Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit –

Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit –

nga 27
09:17 | 17/03/2026
0

Gjykata Kushtetuese ka qenë nën projektorë gjatë muajve të fundit për shkak të vendimit për pezullimin nga detyra të ish-zv.kryeministres...

09:07 | 17/03/2026
0

Gjykata Kushtetuese ka qenë nën projektorë gjatë muajve të fundit për shkak të vendimit për pezullimin nga detyra të ish-zv.kryeministres...

Para
Vlorë, arrestohet 27 vjeçari i shpallur në kërkim për kultivim lëndësh narkotike

I siguroi një personi diplomën për 1500 euro, arrestohet polici "sekser" në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t kërkon zëvendësimin e masës së arrestit, pjesë e dosjes së Ergys Agasit –

Ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t kërkon zëvendësimin e masës së arrestit, pjesë e dosjes së Ergys Agasit –

09:53 | 17/03/2026
Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç –

Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç –

09:23 | 17/03/2026
Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit –

Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit –

09:17 | 17/03/2026
Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit –

Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit –

09:07 | 17/03/2026
Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat) –

Mbrëmje vendimtare në Champions League, sonte mësohen katër çerekfinalistët e parë –

08:45 | 17/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t kërkon zëvendësimin e masës së arrestit, pjesë e dosjes së Ergys Agasit –
  • Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç –
  • Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit –
  • Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit –
  • Mbrëmje vendimtare në Champions League, sonte mësohen katër çerekfinalistët e parë –
  • Më shumë se gjysma e vdekjeve në Shqipëri vjen nga sëmundjet e zemrës, dy herë më shumë se në BE –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t kërkon zëvendësimin e masës së arrestit, pjesë e dosjes së Ergys Agasit –
  • Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com