• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Rrëfime dashurie”, aktorët Krist Lleshi dhe Matia Llupa bëhen pjesë e projektit ndërkombëtar teatror

12:08 | 10/11/2019
në Gossip, Kryesore, Vëzhgim
0

“Rrëfime  dashurie”, komik dhe në të njëjtën kohë shfaqje tepër serioz. Krist Lleshi dhe Matia Llupa janë dy aktorët nga Shqipëria pjesë e projektit të madh teatror “Rrëfime për dashurinë” në regji të regjisorit të njohur eurpian sllovenit Jernej Lorenci në bashkëpunim me dramaturgun Matic Starina. Një  bashkëpunim I Teatrit Mbretërorë “Zetski dom” të Malit të Zi dhe Teatrit Kombëtar të Dramës Lubjanë- Slloveni. Shfaqja është projekt I financuar nga fondet e BE-së, kasti i aktorëve përbehët nga vendet si Shqipëria, Mali I Zi Sllovenia dhe Italia.

Nga Vesna Teržan

Lexo edhe

Tayna ndërpret koncertin, surprizon këngëtarin e njohur (VIDEO)

Plas sherri mes disa personave në Korçë, një i plagosur

Superylli botëror e “kopjoi”, Bleona: Jam në të njëjtën faqe me… (FOTO)

Aktorët në skenë zënë vendet e tyre, një shfaqje në katër gjuhë mund të filloj. Ata bërtasin, këndojnë dhe kërcejnë, por më së shumti flasin për dashurinë. Me një zë të thellë, të errët, aktorja e re shqiptare Krist Lleshi, dhe prezencë të jashtëzakonshme skenike nis të rrëfej. Flet shqip dhe shumë nga ne nuk e kuptojmë gjuhen e saj amtare, por nga qëndrimi i saj imponues, thekseve semantike në të folur, mimikës dhe përqëndrimit, kuptojnë mesazhin që vjen nga një nivel tjetër, i ndjeshëm dhe shumë njerëzor. Aktorët dhe aktoret kuptojnë mendimet dhe fjalët,  në fund do nisin në të njëjtën kohë të përkthejnë rrëfimet e tyre në italisht, në gjuhen malazeze dhe sllovene. Spekatori ngadalë zberthen kuptimet dhe mëson fjalët e këtyre gjuhëve shumë të ndryshme: dashuri, amore, ljubav, ljubezen… Në hapësirë shfaqet perdja e errët e pritshmërisë për këtë shfaqje sepse do ketë aktor nga katër shtete të ndryshme– Shqipëria, Italia, Mali i Zi dhe Sllovenia- të cilët janë pjesë e këtij projekti autorial. Shumica e tyre nuk janë takuar asnjëherë, ndërsa shfaqja është produkcion i teatrit malazez dhe slloven. Dy muaj kanë qëndruar së bashku me regjisorin në prova, ditë pas dite, duke sjellë rrëfimet e tyre, kënduan këngë dashurie, vallëzuan duke parë brenda traditat e popullit të vet.

“ Duke qenë se jemi nga katër shtete, luajm me gjuhët, në të njëjtën mënyrë si dashuria luan me gjuhën e vet. Ndërsa çdo herë tenton të gjej gjuhën e saj”, sqaron piken e nisjes së projektit Jernej Lorenci, regjisor me një karakter dhe prezencë të veçantë, I cili  në këtë shfaqje, njëjtë si tek “Kronika e madhe” dhe “Mbreti Ibi” arriti të krijoi hapësirë për emocione të sinqerta, kreativitet dhe arrogancë, dhe me një lehtësi ai hapet ndaj humorit, mendimeve të kthjellta, gjesteve spontane ku shfaqet aftësia verbale dhe teknike e aktorëve dhe aktoreve.

Është shumë me rëndësi se qëllimi i projektit të përbashkët, ku secili ka dhënë nga vetja, pjesëmarrësit janë  mbushur plotë me energji, të përgjegjëshem për secilin moment dhe për qellimin, prandaj janë shumë të sinqertë në lojë, të ndjeshëm e të zhdërvjellët, por jo pa një mendim serioz.

Bisedat e dashurisë ngjeshen me mitologjinë dhe zakonet e katër popujve. Rrëfimet zhvillohen në qëndër të një emocioni modern dhe kodeve, rregullave dhe sjelljeve të lashta. Tregojnë për zakonet e martesës në Shqipëri, Mal të Zi, Slloveni dhe Itali.

Ndërthurja e të gjithëve është e lidhur me këngën italiane të dasmës, mbi menynë shtatë ditore të dasmes. E luan aktori Italian Daniele Gaggianesi, I vë theksin tek krijimi marrdhënies në të dëgjuarit të të gjithëve me kujdes.

Ata flasin mbi historinë e jashtëzakonshme të tre vëllezërve nga bjeshkët shqiptare: bashkëshortja e më të riut, e cila  nga dashuri e madhe ndaj burrit , do të muroset e gjallë në murë për të ndërtuar kështjellën, sipas një profecie të çuditëshme të një prifti; flasin për tre motra nga “fjordi” malazez, Gjiu I Kotorrit, të cilat prisnin që kapiteni Italian të kthehet dhe ti ofroj dashurinë njërës nga ato, por që pritja deri në vdekjen e tij ishte e kotë. Flasin për “Komedinë Hyjnore” të Dantes, për dashnoret e pa fat, se si zotimet mbështillen në rrethin e parë të ferrit, flasin për Çrtomirin dhe Bogomilin. Në pjesën e dytë janë të përqëndruar në vardisjen dhe “pushtimin” sipas botës së kafshëve.

Me imagjinatë dhe humor, tregojnë se si luanesha shtynë drejtë mardhënies luanin dembel në për disa sekonda ose si derri kafshon gjatë orgazmit tridhjetëminutësh, vallëzimi I albatrosit me të cilin mashkulli I vardiset femres duke përsëritë lëvizjet e ngadalta, dhe me vallëzimin luhatës të pastrimit që bënë struci.

E gjitha është vallëzim komik me energji të jashtëzakonshme, gjithashtu qilimat shqiptarë dhe tarantelat italiane vallëzuan me pasion. Një kërkesë e lartë fizike, dhë një punë e jashtëzakonshmë e egzekutuesve. Janez Škof I lehtë, elegant, i sinqertë, me prezencë të fuqishme skenike, na kujton të ndjerin Jernej Shugman.

I riu Matia Llupa është aktor shumë I këndëshëm me energji të brendëshme, di të bëhët  personazh thelbësor, në këtë rast shumë I ndjeshëm, si Jovan Biskup, I cili asnjëherë nuk zhgënjen, I saktë në interpretim, njëkohësisht spontan dhe hokatar I lezetëshëm.

Zvezdana Novakoviç e shkëlqyeshme me zërin e saj e kumbues, kontributi I saj muzikor dhe aktoresk janë të domosdoshëm. Marusha Maier ka bërë mirë punen e saj, si dhe aktorja italiane Barbara Folchitto.

Një befasi e këndëshme ishin edhe aktorja e re malazeze Karmen Bardak dhe aktorja njëzetë e nëntë vjeçare shumë perspektive Jelena Laban . Një shfaqje e shkëlqyer, komike në njërën anë dhe tmerrësisht serioze në anën tjetër, ndërsa aktorët  I janë përkushtuar me sinqeritet projektit të përbashkët.

Projekti drejtohet nga Drejtoresha Artistike e Teatrit Mbretëror “Zetski Dom” në Cetinje të Malit të Zi, Lidija Dedoviç dhe drejtori I Teatrit Kombëtar të Dramës në Lubjanë të Sllovenisë Igor Samobor. Pjesë e realizimit të shfaqjes janë edhe kostumografja Belinda Raduloviç, autori I muzikës Branko Rozhman, koregrafi Gregor Lushtek, asistenti I regjisë dhe producenti Jush Zidar, skenografi Branko Hojnik.

Shfaqja përveç se do jepet në bazë të repertorit në Cetine dhe në Lubjanë, e cila shfaqet edhe në Romë dhe në disa festivale të rëndësishme ndërkombëtare në Europë.

Etiketa: aktoretkrist lleshiMatia Llupaprojektit ndërkombëtar teatrorRrëfime dashurieVesna Teržan

Të Lidhura

Tayna ndërpret koncertin, surprizon këngëtarin e njohur (VIDEO)

Tayna ndërpret koncertin, surprizon këngëtarin e njohur (VIDEO)

nga 27
13:25 | 14/08/2022
0

Ata që shpesh i shohim në videoklipe, po aq shpesh i ndeshim edhe nëpër koncerte së bashku. I tillë është...

Policia sqaron “sherrin” në Bulqizë: Ishte në arrest shtëpie, ja si i preu gishtërinjtë i riu!

Plas sherri mes disa personave në Korçë, një i plagosur

nga 27
12:30 | 14/08/2022
0

Një sherr mes disa personash ka ndodhur ditën e sotme në Korçë. Lidhur me ngjarjen e rëndë, bëhet me dije...

Superylli botëror e “kopjoi”, Bleona: Jam në të njëjtën faqe me… (FOTO)

Superylli botëror e “kopjoi”, Bleona: Jam në të njëjtën faqe me… (FOTO)

nga 27
12:02 | 14/08/2022
0

Bleona Qerreti ka publikuar së fundmi disa fotografi dhe video, në të cilat tregon një veshje të Beyonce-s që është...

A jeni dhe ju një ndër to? Astrologët tregojnë shenjat më jetëgjata të Horoskopit

A jeni dhe ju një ndër to? Astrologët tregojnë shenjat më jetëgjata të Horoskopit

nga 27
11:38 | 14/08/2022
0

Sipas studimeve të shumta, këto 3 shenja kanë jetën më të gjatë: Gaforrja, Dashi dhe Virgjëresha. Besohet se Gaforret jetojnë...

Para
Aksidentohet makina me 5 adoleshentë në Tiranë/ Humbin jetën dy vajza, plagosen tre të tjerë

Aksidentohet makina me 5 adoleshentë në Tiranë/ Humbin jetën dy vajza, plagosen tre të tjerë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Emri/ Aksidenti tragjik në Itali, ky është 19-vjeçari shqiptar që humbi jetën

Emri/ Aksidenti tragjik në Itali, ky është 19-vjeçari shqiptar që humbi jetën

14:29 | 14/08/2022
“Kam eksploziv”, terror në avion, gruaja nudo kërcënon pasagjerët në ajër

“Kam eksploziv”, terror në avion, gruaja nudo kërcënon pasagjerët në ajër

14:25 | 14/08/2022
Vetëvritet me armën e shërbimit polici në Delvinë

E rëndë në Sarandë, u hodh nga lartësia, plagoset rumuni

14:09 | 14/08/2022
Tragjike/ Zjarr në kishë, 41 besimtarë të bllokuar mes flakëve humbin jetën

Tragjike/ Zjarr në kishë, 41 besimtarë të bllokuar mes flakëve humbin jetën

13:56 | 14/08/2022
Hoqi flamurin turk nga plazhi në Gjirin e Lalzit, policia arreston 48-vjeçarin (VIDEO)

Hoqi flamurin turk nga plazhi në Gjirin e Lalzit, policia arreston 48-vjeçarin (VIDEO)

13:35 | 14/08/2022

Më Të Lexuarat

  • Emri/ Aksidenti tragjik në Itali, ky është 19-vjeçari shqiptar që humbi jetën
  • “Kam eksploziv”, terror në avion, gruaja nudo kërcënon pasagjerët në ajër
  • E rëndë në Sarandë, u hodh nga lartësia, plagoset rumuni
  • Tragjike/ Zjarr në kishë, 41 besimtarë të bllokuar mes flakëve humbin jetën
  • Hoqi flamurin turk nga plazhi në Gjirin e Lalzit, policia arreston 48-vjeçarin (VIDEO)
  • Shpërthim i fuqishëm në qendrën tregtare, dyshohet për persona të bllokuar nën rrënoja

© Copyright 27.al © 2020. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Emri/ Aksidenti tragjik në Itali, ky është 19-vjeçari shqiptar që humbi jetën
  • “Kam eksploziv”, terror në avion, gruaja nudo kërcënon pasagjerët në ajër

© 2022 27.al Dev by waredope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2022 27.al Dev by waredope.com