Moderatorja e sportit, Lei Kraja, tërheq të gjithnjë vëmendjen e mediave rozë jo vetëm me linjat e saj trupore në rrjetet e saj sociale, por edhe me historitë që ajo tregon nga jeta e saj.
Moderatorja së fundmi ka folur rreth fillimeve të karrierës së saj në Shqipëri, dhe hyrjen në botën e televizionit. Fillimisht tregoi se nuk ka qenë e lehtë që ajo të pranohej në televizion për shkak të problemeve me gjuhën shqipe.
Mbas një ftese të marrë në emisionin “N’Zoom”, Lei shtoi se e ka pranuar ofertën për punë në emisionin e sportit menjëherë dhe është rikthyer në Shqipëri pasi ka qenë në një periudhë të vështirë në jetën e saj.
“Bota e televizionit, më ka pëlqyer por më është dukur e pamundur. Unë kam qenë modele, jo nga ato top modele, por foto modele në Amerikë. Kam qenë edhe te Miss Amerika. Kur më ofronin punë këtu për televizion nuk mendoja që mund ta bëja për shkak të gjuhës. Nuk e dija gjuhën e kisha shumë të vështirë.”
Nga ana tjetër, Lei shprehet se ka kaluar një periudhë të vështirë në jetën e saj dhe ishte pa një punë aso kohe dhe, sipas saj, tentoi ta provonte.
“Dhe kur arrita këtu, isha në një moment të vështirë edhe thashë pse jo mos ta provoj, isha edhe pa punë. U ktheva në Shqipëri sepse kisha disa oferta edhe thashë ta provoj.”
Gjithashtu, pasi nisi punë në televizion, ajo u shpreh se i është dashur që të punojë shumë, veçanërisht me përmirësimin e gjuhës shqipe. Moderatorja tregoi se është përballur dhe me shumë kritika e tallje nga koleget e saj të punës, të cilat sot i falenderon.
“Mësimi i gjuhës ka qenë shumë i vështirë në fillim. Për shkak se jam edhe shkodrane me origjinë dhe gjuha shkodrane nuk pranohet në televizion. Ishte pikë së pari e vështirë të dalloja gjuhën shkodrane dhe gjuhën letrare. Në fillim talleshin pafund me mua, një gjë shumë normale por ok. Thash Lei nuk bën për televizion. Vetëm nga ato, duhet t’i falenderoj, sepse isha në disa momente gati për t’u dorëzuar, sepse nuk e mendoja që ta vazhdoja.”