Rrahmani e Çuçi, si kurban për Ramën – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrahmani e Çuçi, si kurban për Ramën –

12:11 | 09/07/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Nga Gjergji Koja

Rrahman Rraja dhe Bledi Çuçi janë dy kurbanët e fundit të Edi Ramës. Të fundit deri tani, pasi të tjerë mund të bien në vijim përsa kohë morali i një Qeverie të jetë në funksion të mbajtjes së pushtetit, pavarësisht formës që gjendet.

Rrahmani është “viktima” e mentalitetit të Rilindjes, ndërsa Çuçi është ai që pagoi faturën, ashtu siç para tij paguan faturën nga Sajmir Tahiri tek Sandër Lleshaj, pa harruar edhe Fatmir Xhafajn.

Nëse Kryeministri nuk do të kishte obsesion mbajtjen e pushtetit me çdo kusht, nuk do i duheshin të mbante rreth e rrotull, në çdo qark dhe në çdo bashki fise të fortësh, apo grupime, që do t´i përdorte për mbledhje votash.

Nëse kjo s´do të ndodhte asnjë nga këta që sot ekspozohen në raste dhune apo që skedohen për veprimtari kriminale, sot ndoshta nuk do të kishin atë fuqi që kanë, por s´do të paguanin as haraçin apo faturat në emër të pushtetit të Njëshit.

Për 72 orë, Rrahmani u trajtua si “kumbari” i Krujës, ndërsa Edi Rama gjesdiste nga një kryeqytet në tjetrin, në kuadër të turit ballkanik, dhe me kthimin në Shqipëri, mesazhin e parë publik në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale, kishte koncertin e Ricky Martin që do të mbahet më 20 korrik.

Kaq mjafton për të kuptuar mendësinë e Kryeministrit, që as ia ndiente hiç se çfarë kishte ndodhur pak kilometra larg Tiranës, ndonëse reagimet nuk po shuheshin sikundër pritej, sipas aksiomës se “çudia më e madhe 3 ditë zgjat”.

Paraditen e së shtunës Bledi Çuçi në funksionin e ministrit të Brendshëm i shkoi në zyrë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku, me të cilin harxhoi më shumë se 4 orë dhe në fund konkluduan se komisariati i Krujës duhej të shkrihej.

Nëse Çuçi do të kishte informacione se në mbrëmjen e së shtunës do të shkarkohej nga detyra me shumë gjasë nuk do të harxhonte paraditen e të njëjtës ditë për të diskutuar me Rrumbullakun shkrirjen e një komisariati, kur prej të paktën 5 vitesh, bazuar në dëshminë e ish-oficerit të policisë Nuhu, dihej që ishte i “kapur”.

Dhe nga këtu lindin dyshimet se Çuçi shkoi në zyrën e Rrumbullakut jo për të vendosur shkrirjen e një komisariati, por ndoshta për ti kërkuar dorëheqjen, e cila nëse do të ndodhte, mund të mbyllte debatin publik, ashtu sikundër ka ndodhur në ngjarje edhe më të rënda se kjo e Borizanës.

Paralelisht me këtë zhvillim, Rrahmani njoftoi se dorëzonte mandatin e deputetit, ndërsa merrte përsipër përgjegjësitë, duke mos harruar t´i kërkonte ndjesë Kryetarit të partisë për shqetësimin e madh publik që familjarët e tij i kishin shkaktuar.

Mënyra se si ishte shkruar letra në emrin e deputetit të Rilindjes konvergon me qëndrimin tashmë të ditur të Kryeministrit se “kush ha dardha pas kurrizit të tij” e mban vetë përgjegjësinë. Pavarësisht se mungonte kjo frazë në letrën e dorëzimit të mandatit, deputeti merrte të gjitha përgjegjësitë, madje në emrin e tij mund edhe të thuhej se ishte i gatshëm të pranonte edhe dënimin që do i caktonte partia.

Pas dorëzimit të mandatit nga Rrahmani, që më shumë ngjan si një veprim i caktuar me “detyrim e përcaktim”, Edi Rama priti për disa orë, ndoshta një dorëheqje nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, para se të firmoste shkarkimin e Bledi Çuçit.

Nëse Rrumbullaku do të dorëhiqej, jo shkarkohej, ai do të merrte përgjegjësinë ndoshta me një tekst të ngjashëm me atë të deputetit që dorëzoi mandatin, dhe Çuçi mund të vijonte deri nga vjeshta të ushtronte funksionet si ministër. Dorëheqja e Rrumbullakut mund të ulte reagimin dhe ndoshta mund të mbyllte debatin në marrjen e përgjegjësive në zinxhirin komandues të Policisë.

Por dorëheqja mungoi dhe duket se në funksion u vendos plani “B”: Edi Rama shkarkonte Çuçin dhe në vend të tij të emëronte Taulant Ballën, një prej më të besuarve mes të besuarve që ka në radhët e Rilindjes, dhe më të parrezikshmin mes klaneve që gëlojnë për pushtet në Partinë Socialiste.

Me këtë rast, pasi të zyrtarizohet si ministër, Balla e ka më të thjeshtë për të “reformuar” Policinë, ndoshta duke firmosur ndryshimet në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit, në emër të asaj që edhe Çuçi e paralajmëroi.

Sigurisht që kjo do ta kënaqë pafund opinionin, Kryeministri mund të shfaqet “ballëlartë” si shtetari që reagoi ashpër, Elisa nga salla e Kuvendit mund të mbajë fjalimin e radhës duke lartësuar edhe më shumë Liderin, ndërsa opozita do të numërojë bëmat e Taulantit, duke rikthyer në vëmendje çdo histori të ditur e të paditur.

Rrahmani iu shtua listës së gjatë të kolegëve të tij që humbën mandatet, pasi u shtrydhën deri në fund nga Ai që i përfshiu në lojën politike. Çuçi gjithashtu iu bashkua listës së gjatë të bashkëpunëtorëve të Atij që i emëron në Qeveri jo për “merita të veçanta”, por se pranojnë të përdoren dhe mbajnë mbi supe edhe përgjegjësi më të rënda se shpatullat e tyre.

Dhe në fund një gjë dihet me siguri: të gjithë janë të prekshëm, mund të flaken, arrestohen, dorëhiqen, shkarkohen, të marrin çdo lloj kosto, në emër të paprekshmërisë së “Skënderbeut” të Elisës.

Ndaj mos u habisni kur pas ca javësh të shihni një tjetër ngjarje, thjesht kujtoni episodin që ndodhi me Rrahmanin, pasi skenari dhe regjia shkruhen nga e njëjta dorë.

Read more

Aston Villa bie në Nottingham, Braga mund Freiburg në gjysmëfinalen e parë –

“PD, pasuri e shqiptarëve, jo pronë private”/ Iu ndalua kandidim, reagon Ervin Salianji –

“PD; pasuri e shqiptarëve, jo pronë private”/ Iu ndalua kandidimi reagon Ervin Salianji, –

“Beu” i Këlcyrës “Deal” me Zeqillarin/ Zbardhet skema si u manipulua tenderi 1.2 MLD lekë –

Të Lidhura

nga 27
23:28 | 30/04/2026
0

Goli i Wood (VIDEO) BRAGA-FRAJBURG 2-1Tiknaz 8′, Dorgeles 90’+2′ / Grifo 16′ Goli i Tiknaz (VIDEO) Goli i Grifo (VIDEO)...

“PD; pasuri e shqiptarëve, jo pronë private”/ Iu ndalua kandidimi reagon Ervin Salianji, –

“PD, pasuri e shqiptarëve, jo pronë private”/ Iu ndalua kandidim, reagon Ervin Salianji –

nga 27
23:04 | 30/04/2026
0

Ervin Salianji në një reagim në Facebook ka theksuar se PD është parti e shqiptare dhe jo një pronë private....

22:56 | 30/04/2026
0

Ervin Salianji në një reagim në Facebook ka theksuar se PD është parti e shqiptare dhe jo një pronë private....

“Beu” i Këlcyrës “Deal” me Zeqillarin/ Zbardhet skema si u manipulua tenderi 1.2 MLD lekë –

“Beu” i Këlcyrës “Deal” me Zeqillarin/ Zbardhet skema si u manipulua tenderi 1.2 MLD lekë –

nga 27
21:38 | 30/04/2026
0

https://www.youtube.com/watch?v=bRqjvxPkWaQ Adriatik Zeqillari është një “grabitqar” tenderash që sulmon gjithnjë në grup. Kështu ka vepruar, edhe këtë radhë për të...

Para
I rritur në tokën e Ibrës, rrëfehet Elmando Gjini që shembull ka Van Dijk –

I rritur në tokën e Ibrës, rrëfehet Elmando Gjini që shembull ka Van Dijk -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aston Villa bie në Nottingham, Braga mund Freiburg në gjysmëfinalen e parë –

Aston Villa bie në Nottingham, Braga mund Freiburg në gjysmëfinalen e parë –

23:28 | 30/04/2026
“PD; pasuri e shqiptarëve, jo pronë private”/ Iu ndalua kandidimi reagon Ervin Salianji, –

“PD, pasuri e shqiptarëve, jo pronë private”/ Iu ndalua kandidim, reagon Ervin Salianji –

23:04 | 30/04/2026
“PD; pasuri e shqiptarëve, jo pronë private”/ Iu ndalua kandidimi reagon Ervin Salianji, –

“PD; pasuri e shqiptarëve, jo pronë private”/ Iu ndalua kandidimi reagon Ervin Salianji, –

22:56 | 30/04/2026
“Beu” i Këlcyrës “Deal” me Zeqillarin/ Zbardhet skema si u manipulua tenderi 1.2 MLD lekë –

“Beu” i Këlcyrës “Deal” me Zeqillarin/ Zbardhet skema si u manipulua tenderi 1.2 MLD lekë –

21:38 | 30/04/2026
Kur të zë sëmundja, gruaja ikën me vrap –

20:42 | 30/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Aston Villa bie në Nottingham, Braga mund Freiburg në gjysmëfinalen e parë –
  • “PD, pasuri e shqiptarëve, jo pronë private”/ Iu ndalua kandidim, reagon Ervin Salianji –
  • “PD; pasuri e shqiptarëve, jo pronë private”/ Iu ndalua kandidimi reagon Ervin Salianji, –
  • “Beu” i Këlcyrës “Deal” me Zeqillarin/ Zbardhet skema si u manipulua tenderi 1.2 MLD lekë –
  • Kur të zë sëmundja, gruaja ikën me vrap –
  • Rama heq plazhet publike falas, nis nga Vlora: Tarifa 700 lek! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aston Villa bie në Nottingham, Braga mund Freiburg në gjysmëfinalen e parë –
  • “PD, pasuri e shqiptarëve, jo pronë private”/ Iu ndalua kandidim, reagon Ervin Salianji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com