Roza Anagnosti në lot: Nuk e justifikoj policinë, të ishte bërë Teatër i ri – 27.al

Roza Anagnosti në lot: Nuk e justifikoj policinë, të ishte bërë Teatër i ri

Read more

Aktorja e mirënjohur, Roza Anagnosti nuk ka mundur të mos e shfaqë trishtimin për atë që po ndodh tek Teatri Kombëtar.

Roza Anagnosti në lot ka shprehur zemërimin e saj ashtu siç vetëm një artiste e kalibrit të saj mund ta shprehë.

“Ça të jem, e trishtuar me këtë pamje që shikoj. Jam shumë e trishtuar, nuk kam fjalë që të them, më vjen keq,. nuk kam fjalë. Është dhimbshme, nuk e justifikoj Policinë e Shtetit dhe njerëzit që janë aty pranë kanë bindjen e tyre, duhet respektuar gjithsecili. Policia nuk duhet t’i prekë me dorë asnjëri. Ata kolegët e mi nuk duhet t’i prekë me dorë se kanë treguar vlerë, nuk kanë bërë asgjë të keqe që kanë mbrojtur diçka që iu dhemb brenda. Jam shumë e trishtuar, jam e trishtuar. Nuk kam fjalë, nuk e gjej logjikën e këtij veprimi. Pse shqiptarët duhet të zihen, më duket e trishtueshme, duhet të ishte gjetur një…Nuk është ndonjë krim i madh që të bëhej një teatër i ri. Çfarë të keqe kishte. Mund të zgjidhje kështu, kur e sheh që ka ndjeshmëri për këtë gjë. Nuk është se është një ditë e dy por janë muaj, vite”, tha ajo.

Të Lidhura

Para

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *