Rosat e Robert Cooper-it – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rosat e Robert Cooper-it

08:44 | 07/10/2018
në Opinion
0

Si u bë që njeriu, i cili hartoi marrëveshjen e prillit 2013 dhe e shpalli atë të jetë arritje historike, tani thotë se situata mes Kosovës dhe Serbisë nuk funksionon. Por si nuk po funksionon? A nuk u nënshkrua marrëveshja historike për normalizim më 2013? A nuk u integrua veriu? A nuk u njoh de facto Republika e Kosovës?

Nga Veton Surroi

1.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Është ajo barsoleta e vjetër e rosave që sëmuren dhe për t’i shpëtuar, fermeri dëgjon këshillat e një mjeku magjistar. E dëgjon kur i rekomandon që t’i nxjerrë rosat në ajër të freskët në netët me hënë të plotë, pastaj kur nuk funksionon kështu, që t’i lajë me ujë të vakët para se të dalë dielli, pastaj kur nuk funksionon as kjo t’i lajë me ujë të ftohtë para se të perëndojë dielli… dhe pastaj receta të tjera me radhë derisa fermeri t’i thotë:

– Ti receta paske boll, por unë nuk kam më rosa për to.

Është recetë e mirë për diplomatë, në veçanti për ata që janë marrë me Kosovën dhe posaçërisht për Robert Cooper-in, ish- ndërmjetës i Bashkimit Evropian, që shkroi marrëveshjen historike mes Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiqit, më 2013. Marrëveshja qe aq e mirë dhe aq historike, saqë grupi socialist në Parlamentin Evropian nominoi Thaçin dhe Daçiqin për çmimin Nobel për paqe.

Për fat të keq, rrethanat në terren qenë më kokëforte se marrëveshja historike për normalizim, dhe Thaçi me Daçiqin nuk e fituan çmimin Nobel për paqe. Rrethanat qenë po aq kokëforte, saqë nuk dëgjuan Thaçin se me këtë marrëveshje Serbia de facto e ka njohur Kosovën, Daçiqin se me këtë marrëveshje Serbia u rikthye në Kosovë dhe Robert Cooper-in se me këtë marrëveshje Serbia dhe Kosova normalizojnë marrëdhëniet e tyre.

2.

Disa vjet pas kësaj marrëveshjeje fola në prani të Robert Cooper-it në një konferencë në Oxford, duke përsëritur pak a shumë gjërat që ia kisha thënë edhe më herët, se marrëveshja nuk do të funksiononte pa parime më të forta udhëheqëse, se nuk ka “normalizim” të këtillë çfarë ai propozon dhe që madje, Serbia ka krijuar një avantazh të madh me Asociacionin e komunave serbe.

Ai mohoi disa prej gjërave dhe pastaj mori një pozicion neutral, të ndërmjetësit: nëse palët janë dakorduar për një gjë të tillë, kush jam unë t’u them se e kanë gabim.

Në njërën anë kishte të drejtë; nëse Hashim Thaçi dhe e dërguara e tij Edita Tahiri pranonin me nënshkrim të tyre se Serbia ka të drejtë ta kontestojë pavarësinë e shpallur, pse duhet ta mbrojë Kosovën prej tyre Robert Cooper-i?

Për më tepër, Cooper si diplomat i kishte dhënë vetes detyrë që të jetë asnjanës, ndodhi çfarë ndodhi. Dy vjet para se të arrinte marrëveshjen historike mes Thaçit dhe Daçiqit, që duhej t’u jepte çmimin Nobel për paqe, ai kishte udhëtuar në Bahrain, emirat të vogël në Gjirin Persik. Aty kishin shpërthyer demonstratat pro-demokratike dhe policia kishte reaguar e vrarë nja 20 protestues. Robert Cooper, si i dërguar i BE-së u deklaroi anëtarëve të Parlamentit Evropian: “Nuk jam i sigurt se policia ka pasur rast të ballafaqohet me këto çështje të sigurisë publike më herët. Nuk është e lehtë të kesh punë me demonstrata të mëdha, në të cilat mund të ndodhë dhuna. Është çështje e vështirë për policinë. Nuk është një çështje që ia qëllojmë edhe në shtetet më të mira perëndimore dhe ndodhin aksidentet”.

Pra, kishin të drejtë demonstruesit; demokracia është synim i mirë. Kishin të drejtë edhe policët që vranë demonstruesit; aksidentet ndodhin edhe në shtetet si Britania, Gjermania e Franca…

Vetëm se nuk ndodhin: 20 të vrarë në demonstrata paqësore në Britani, Gjermani e Francë mund të kenë ndodhur para njëqind vjetësh, por jo në demokracitë e sotme.

3.

Por, Robert Cooper ndodhi të zgjedhë rol asnjanës edhe ndaj dimensionit kohor. Javën e kaluar botoi një editorial, në cilësinë e anëtarit të ECFR (Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme), në të cilin pak a shumë avokonte që t’u lihet e drejta Thaçit dhe Vuçiqit që të hulumtojnë zgjidhje për këmbim territoresh e popullatash. “Zgjidhja evropiane ka qenë që kufijtë të mbesin siç janë dhe të bëhen jorelevantë. Kjo ka funksionuar mrekullisht për ne. Por, po ashtu duhet të pranojmë se ne bëmë shumë lëvizje kufijsh para se të mbërrinim në atë pikë”. Rrjedhimisht, Kosova dhe Serbia, shqiptarët e serbët, mund të bëjnë nja njëqind vjet lëvizje kufijsh, derisa të mbërrijnë në pikën ku bëhen evropianë, aty ku mbërritën francezët e gjermanët, pas dy luftërave botërore e të konstatojnë se kufijtë duhet bërë jorelevantë dhe jo lëvizur ata.

Kosova dhe Serbia nuk bën të jenë evropiane sot. Mund të bëjnë këmbim territoresh e popullatash. Sipas portalit “Politico”, një përkrahës i kujdesshëm i këmbimit të territoreve e popullatave është “diplomati veteran Robert Cooper, ndërmjetësi evropian në dialogun e hershëm të pasluftës mes dy palëve. Pse?”.

Dhe përgjigjet Cooper: “Sepse gjendja e tanishme nuk funksionon”.

Por, si nuk po funksionon? A nuk u nënshkrua marrëveshja historike për normalizim më 2013? A nuk u integrua veriu? A nuk u njoh de facto Republika e Kosovës?

4.

Në “Politico”, Cooper thotë se nëse veriu i Kosovës bëhet pjesë e Serbisë, kjo do të ishte njohje e realitetit dhe e dëshirave të shumicës së njerëzve që jetojnë aty”. Kjo, pasi që më 2013 u nënshkrua marrëveshja me të cilën u tha, edhe nga Robert Cooper, se veriu e njeh realitetin e Republikës së Kosovës.

Dje në Moskë, pas takimit me presidentin rus Putin, presidenti serb Vuçiq deklaroi se ndarja, këmbimi territorial dhe zgjidhje të ngjashme më nuk janë në agjendë, sepse kundër kësaj janë të gjithë: “shtetet e BE-së, shqiptarët, serbët”.

Tash Robert Cooper mund të sjellë një propozim të ri që e përkrah: daljen e rosave në mesnatë, larje me ujë të vakët në agim e të ftohtë para perëndimit të diellit. Derisa të ketë rosa.

https://www.koha.net/veshtrime/121039/rosat-e-robert-cooperit/

Etiketa: de factoedita tahirigjiri persikHashim ThaciOxfordrecetaRepublika e KosovësRobert CooperrosatVeton Surroi

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Lajmi i keq/ Shqipërisë gati t’i rikthehen vizat

Lajmi i keq/ Shqipërisë gati t'i rikthehen vizat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com